Shkurt.ch
Politikani i SVP-së nxit urrejtje raciste në Facebook
Pas skandalit me “Natën e Kristaleve” nga një anëtar i një kryesie lokale të SVP-UDC-së, ka vazhduar me të njëjtat sllogane në Facebook, mbase edhe më raciste, një anëtar tjetër i po të njëjtës parti nga Solothurni.
Bëhet fjalë për Beat Mosimann nga Solothurni, i cili pretendon të jetë edhe kandidat për deputet kantonal në zgjedhjet e 2013-ës.
Siç raporton gazeta zvicerane e së dielës “Der Sonntag”, Mosimann ka shkruar në forumet e rrjetit scoial Facebook sllogane raciste kundër azilkërkuesve, muslimanëve dhe zezakëve.
Me këtë rast ai zhytet në fantazitë më të këqija. Për të parandaluar “cunamin e azilantëve” ai kërkon pushkatimin me ligj ushtarak të azilkërkuesve.
Por, ai nuk e adreson këte vetëm kundër muslimanëve, por gjithashtu u referohet edhe zezakëve, të cilët Mosiman i shan si “njerëz me pigment të tepërt që janë të padobishëm për ekonominë”.
Mosimann nuk e ka kursyer publikun gjithashtu duke propozuar kampe të përqëndrimit. Sipas tij, azilkërkuesit duhet të vendosen të ndarë në bazë të gjinisë. Përveç kësaj, ai thotë se ata duhet të marrin vetëm një racion të ushqimit.
Derisa krerët e CVP-së ende nuk janë në dijeni për idetë çnjerëzore të anëtarit të tyre, kryetari kantonal ,Valter Wobmann, përgjigjet i prerë se Mosimann duhet të përjashtohet nga partia.
Po ashtu një anëtar i një kryesie lokale të SVP-UDC-së është akuzuar se gjatë vikendit të kaluar ka shkruar në rrjetin scoial Twitter një fjali me përmbajtje neonaziste. Në atë fjali ai thërriste për një “Natë tjetër kristalesh. Kësaj radhe kundër xhamive”.
Prokuroria shtetërore e Cyrihut ka vendosur nisjen e një procedure penale kundër kuadrit të SVP-së, Alexander Müller, për shkelje të mundshme të nenit kundër racizmit.
Por, jo vetëm kaq. Pasi rasti ishte shndërruar në një skandal publik, edhe partia e Müllerit, SVP-UDC, ka përjashtuar aktivsitin e deritashëm nga radhët e saj.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













