Shkurt.ch
Më shumë mbrojtje juridike në rastet e natyralizimit
Vendimet për natyralizim në të ardhmen duhet të bëhen pa arbitraritet dhe ligjësisht në mënyrë të barabartë për të gjithë. Për të zbatuar këtë kriter, Gjykata Federale e ka zgjeruar mundësinë e mbrojtjes juridike në rastet e natyralizimit.
Kështu, deri më tash Gjykata Federale ka vepruar vetëm në rastet kur vendimet kundër dhënies së shtetësisë një të huaji kanë qenë diskriminuese ose jo sa duhet të bazuara.
Ndërsa në të ardhmen kjo gjykatë po ashtu do të shqyrtojë nëse janë plotësuar kushtet për natyralizim në rastet e dhëna. Kështu, një i huaj që nuk i është mundësuar natyralizimi mund të atakojë vendimin duke dëshmuar se i ka plotësuar të gjitha parakushtet për këtë.
Gjykata Federale do të ndërhyjë në raste të tilla vetëm nëse dikujt i është mohuar natyralizimi në një mënyrë të palejueshme.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












