Shkurt.ch
“Suva” humb mbi 5 milionë franga, fajëson ndalimin e angazhimit të detektivëve
Me angazhimin e detektivëve, kur kjo ka qenë e lejuar, Suva thotë se kishte arritur të kursente deri në gjysmë milioni franga për një rast të dyshuar
Sigurimi Zviceran për raste të Aksidenteve, Suva, gjatë vitit të kaluar, ka arritur të parandalojë përfitimet e pamerituara mbi bazë aksidentesh në një shumë prej 12.5 milionë frangash. Kjo, sipas asaj që thotë Suva, është për 5.5 milionë franga më pak se një vit më parë, shrkruan srf.ch.
Më interesantja këtu është se sipas sigurimit në fjalë “fajet” i ka heqja dorë nga shfrytëzimi i detektivëve, transmeton albinfo.ch.
Siç është shkruar tashmë shumë herë, një vendim që para një viti kishte marrë Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut me seli në Strasburg, kishte shpallur të paligjshëm angazhimin e detektivëve për përgjimin e rasteve të dyshuara për simulim.
Me fillimin e zbatimit të këtij vendimi, Suva ka humbur shumë, thuhet në komunikatën e saj për medie, transmeton albinfo.ch. Me angazhimin e detektivëve, kur kjo ka qenë e lejuar, Suva kishte arritur të kursente deri në gjysmë milioni franga për një rast të dyshuar.
Rezervat dhe rezistenca që qarqe të ndryshme kanë bërë kundër vendimit të Strasburgut ka bërë që çështja të rishikohet. Kështu, të hënën e ardhshme Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës do të debatojë lidhur me nxjerrjen e një projektligji i cili do të lejonte sërish angazhimin e detektivëve.
E-Diaspora
-
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX Deola Sejdiu nga Kosova përfundon kursin e HarvardX... -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen -
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












