Sport
Themeluesit e FC Kosova fitojnë kupën e Cyrihut
Futbollistët seniorë të FC Kosovës festuan fitoren me daulle dhe flamuj
Të shtunën kishin festë seniorët e FC Kosovës në Wintherthur. Shumica e futbollistëve që themeluan klubin FC Kosova kanë mposhtur FC Efretikonin, duke siguruar kupën e regjionit të Cyrihut, për herë parë në historinë e klubit. Në pjesën e parë Xhinovci i kishte dy mundësi për të shënuar për FC Kosovën, por nuk ia arriti. Në pjesën e dytë arrin të shënojë në minutën e 53-të Blerim Bunjaku, goli i vetëm dhe vendimtar për të fituar FC Kosova kupën e regjionit të Cyrihit. “Për ne dhe të gjithë shqiptarët në Cyrih është krenari dhe motiv për të ecur tutje drejt sukseseve klubi më i suksesshëm në diasporë”, ka thënë për albinfo.ch kryetari i FC Kosova, Enver Osmani. Ai tha se është me rëndësi të përmendet se shumica e futbollistëve që kanë luajtur janë themelues të klubit FC Kosova. Lojrat kualifikuese të seniorëve të regjionit të Cyrihut janë zhvilluar që nga vera e vitit të kaluar.
Effretikon – Kosova 0:1
200 spektatorë, Arbitër: Mirko Allemann. Asistentë: Metin Uzunoglu, Martin Feusi.Golashënues: 53 Bunjaku 0 : 1
FC Kosova: Ramadani, Rexhiqi, Ibishi, Kastrati, Xhinovci Nazif, Bunjaku, Ismajli, Morina, Xhinovci Naim, Kovaçi, Shabani. Zëvendësimi: Isufi, Vishi, Hidic, Gashi, Dalipi, Suli, Neziri.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











