Sport
Mërgim Brahimi, në shënjestër të Hertha-s së Berlinit
Në Hertha BSC lojtari i Grasshopper-it të Cyrihut do të ishte një zëvendësim i mirë për brazilianin Raffael
Hertha BSC e Berlinit ia ka vënë syrin lojtarit të ri shqiptar të Grasschoper-it të Cyrihut, Mërgim Brahimi. Krerët e dy ekipeve, sipas medieve gjermane, kanë vendosur kontaktet lidhur me kalimin e 19 vjeçarit nga Zvicra në Gjermani.
Ndonëse i lindur në Cyrih, Brahimi është përcaktuar të luajë për kombëtaren e Shqipërisë dhe deri më tash ka marrë pjesë në një grumbullim të kësaj kombëtareje.
Në Hertha BSC ai do të ishte një zëvendësim i mirë në mesin e fushës për brazilianin Raffael i cili sipas të gjitha gjasave do ta braktisë klubin e Berlinit.
Hertha para një muaji ka rënë sërish në Ligën e Dytë, pas vetëm një sezoni sa kishte mundur të qüendronte në Bundesligën e Parë gjermane.
Brahimi gjatë sezonit që përfundoi, është angazhuar në 14 ndeshje me Grasshoper-in. Përkundër talentit të madh, teknikës së mrekullueshme dhe driblingjeve të bukura, lojtari shqiptar ka një dobësi të vogël: mungesë egikasiteti (golash).
Ai, siç shkruajnë mediet gjermane, gjatë këtyre 14 ndeshjeve nuk ka shënuar asnjë gol dhe nuk ka bërë as ndonjë asistim. Kjo është arsyeja që një numër ekspertësh në Zvicër e konsiderojnë jo të qëlluar momentin e kalimit të Brahimit në bundesligën e dytë gjermane.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











