Shkurt.ch
Ka inskenuar “kidnapimin” e të bijës për të përfituar 20-30 milionë franga!
Ky rast pati bërë bujë të madhe në mediet zvicerane dhe franceze javën e kaluar për shkak të rrethanave të paqarta në të cilat kishte ndodhur dhe për shkak të shumës së madhe të të hollave (20 deri 30 milionë franga) të plaçkitura
Policia franceze ka arestuar shoferin e makinës për transportimin e të hollave dhe të bijën e tij lidhur me rastin që ka ndodhur javën e kaluar në kufiriin mes Francës dhe Zvicrës, për të cilëmn ka shkruar edhe albinfo.ch. Ata dyshohen se kanë inskenuar “pengmarrjen” dhe “grabitjen” e të hollave të cilat shoferi nga Franca po i transportonte për llogari të një firme zvicerane.
Ky rast pati bërë bujë të madhe në mediet zvicerane dhe franceze javën e kaluar për shkak të rrethanave të paqarta në të cilat kishte ndodhur dhe për shkak të shumës së madhe të të hollave (20 deri 30 milionë franga) të plaçkitura.
Policia thotë se tash babai dhe e bija, të dyshuar për inskenim të rastit, po mbahen në një burg në Lion bashkë me një person që dyshohet se ka ndihmuar ata.
Natën e “kidnapimit”, e bija e shoferit të transportuesit të parave ka deklaruar para policëve se ajo ishte rrëmbyer në afërsi të Lionit (në një konvikt studentësh) nga dy burra, transmeton albinfo.ch. Ndërsa babai i saj ka thënë se pas kidnapimit, ai në një lokalitet në Kantonin Vaud ua ka dorëzuar kidnapuesve paratë që po transportonte.
E-Diaspora
-
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie Njëri prej rasteve po hetohet edhe si tentativë vrasjeje, pasi në shtëpinë e përfshirë nga zjarri... -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












