Shkurt.ch
Vdes deputeti zviceran Otto Ineichen
Deputeti nacional i FDP-së nga Lucerni, Otto Ineichen, ka vdekur papritmas këtë mëngjes në Sursee pas një infarkti në zemër.
Sipas prokurorit në Luzern, Oto Ineichen ka ndërruar jetë menjëherë pas orës 8, në njërën prej rrugëve të qytetit. Punonjësit e një zyre afër kishin bërë përpjekje për t’i ndihmuar.
Por, të gjitha përpjekjet për ta shpëtuar ishin të pasuksesshme.
Otto Ineichen të premten do ta festonte ditëlindjen e 71-të. Ineichen ishte i martuar dhe baba i katër fëmijëve. Ai u bë i njohur si themeluesi i dyqaneve të njohura Otto’s..
Politikani nga Lucerni ishte i përfshirë në shoqata të ndryshme dhe në veçanti në ato që promovojnë trajnimin e të rinjve.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa










