Sport
Shaqiri, për të dytën herë rresht, Futbollist i Vitit në Zvicër
Ndërsa Granit Xhaka është zgjedhur futbollisti i ri më i mirë i Zvicrës, Shaqiri ka marrë edhe çmimin për golin më të mirë
Në “natën e futbollit zviceran”, të 15-tën me radhë, që u mbajt mbrëmë në stadiumin “Stade de Suisse” të Bernës, ashtu sikur edhe vitin e kaluar, Xherdan Shaqiri është zgjedhur Futbollisti i vitit i Zvicrës (Lojtari Credit Suisse i vitit).
© Keystone Xhaka, Shaqiri
Në fakt, skuadra kampione dhe fituese e kupës, FC Baseli i Shaqirit dhe i Xhakës ka marrë 6 çmimet nga gjithsej 9 kategoritë për të cilat janë ndarë ato, duke dëshmuar kështu superioritetin e saj në futbollin zviceran.
Kandidatë rivalë të Shaqirit për kategorinë e futbollistit më të mirë të vitit kanë qenë Stephan Lichtsteiner dhe portieri Diego Benaglio, të cilët ai i ka lënë mbrapa.
Por, Shaqiri, i cili ka vetëm edhe një muaj në Zvicër para se të kalojë në Bayern të Munihut, ka marrë edhe një çmim. Atë në kategorinë e golit më të bukur të shënuar gjatë sezonit që përfundoi. Kështu “Goli i vitit” është vlerësuar ai që është bërë i njohur me nofkën “Bicicletta” që futbollisti më i mirë i Zvicrës e ka shënuar më 7 prill, në ndeshjen kundër FC Luzernit.
Një çmim të rëndësishëm, në mbrëmjen ku janë ndarë 9 çmime të ndryshme, e ka fituar edhe Granit Xhaka. Ai është zgjedhur futbollisti i ri më i mirë i Zvicrës. Xhaka, i cili këtë verë do të kalojë në Borussia Mönchengladbach, Gjermani, si rivalë kryesorë për këtë çmim ka pasur lojtarët Oliver Buff dhe Ricardo Rodriguez.
Futbollistja e vitit është zgjedhur Lara Dickenmann e cila luan për Olympique Lyon të Francës.
Në kategorinë “Lojtari i vitit i Super-ligës” ashtu sikurse edhe vitin e kaluar është zgjedhur Alex Frei i FC Baselit. Me 24 gola të shënuar vetëm gjatë kampionatit, ai ka qenë edhe sivjet golashënuesi më i mirë i ligës. Po kështu Frei ka shënuar edhe 9 gola të tjerë, për kombëtaren e Zvicrës dhe në ndeshjet për kupë.
Në listën e çmimeve që ka fituar FC Basel bën pjesë edhe trajneri gjerman i këtij klubi, Heiko Vogel. 36 vjeçari është shpallur trajneri i vitit, duke trashëguar Pierluigi Tami-n, trajnerin e U21 të Zvicrës.
© Keystone Xhaka, Frei, Shaqiri
Pas shkuarjes së ish trajnerit Thirsten Fink në Hamburg, ndihmësit të tij të deriatëhershëm, Heiko Vogel i ra barra e klubit. Por, me gjithë dyshimet e shprehura se nuk do t`ia dalë, Vogel arriti madje më shumë se sa mund të pritej prej tij: e drejtoi FC Baselin drejt titullit të kampionit të superligës së Zvicrës dhe të fituesit të Kupës së Zvicrës. Vogel është zgjedhur si i pari edhe në kategorinë “Fairplay”.
Si ekipi më i mirë i ndeshjeve për kupën e Zvicrës është zgjedhur FC Winterthur i Challenge League, përkundër faktit se kjo skuadër nuk e ka fituar kupën pasi që është mundur në gjysmëginale nga FC Baseli superior, i cili pasi e ka mundur pastaj FC Luzernin në finale, e ka fituar edhe kupën e Zvicrës.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës Filmi “Dua” me premierë botërore në Cannes, në seksionin prestigjioz “Semaine de la Critique”... -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Iniciativë për ngritjen e një Qendre Kulturore dhe Edukative Shqiptare në Gjenevë -
Tirana bëhet kryeqendra e diasporës shqiptare, nis Samiti i 4-t me pjesëmarrje të gjerë -
Video
Mesazhi i eurodeputetit shqiptar para Samitit: Asnjëherë nuk i harroj rrënjët e mia
Jeta në Austri
-
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën B129, në zonën Alkoven... -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri












