Shkurt.ch
Myslimanët dhe emigrantët, në shënjestër të diskriminimit
Në raportin e saj vjetor Amnesty International (AI) drejton gishtin mbi legjislacionit zviceran, i cili nuk mundëson parandalimin e diskriminimit dhe, madje mund ta nxisë atë në disa raste.
AI shpreh keqardhje për mbështetjen e pamjaftueshme për azilkërkuesit e dëbuar. “Strukturat e pritjes për azilkërkuesit nuk u përshtatën ende nevojave”.
Amnisty International përmend ndalesën gjithnjë në fuqi për të ngritur minare në Zvicër, një ndalesë që organizata e konsideron “diskriminuese kundër myslimanëve”. Raporti në fjalë kritikon gjithashtu paraqitjen e një iniciative popullore në Ticino, e cila synon ndalimin e mbulimit të plotë të femrave.
Dëbimi me forcë
Sipas kësaj OJQ-je, emigrantët dhe azilkërkuesit janë gjithashtu viktima të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Zvicër. Duke cituar Komisionin Kombëtar për Parandalimin e Torturës (CNPT), AI tregohet e shqetësuar në lidhje me përdorimin “disproporcional të forcës dhe të teknikave të ndryshme të detyrimit” gjatë procedurës së dëbimit.
Raporti kujton rastin e një personi të rrahur në aeroportin e Cyrihut gjatë dëbimit të nëntëmbëdhjetë nigerianëve në korrik të vitit të kaluar dhe shpreh keqardhje për mungesën e një hetimi të pavarur.
Raporti gjithashtu përmend një projektligj të miratuar nga Këshilli i Shteteve, i cili synon të përshpejtojë shqyrtimin e kërkesave për azil. Votimi në fjalë erdhi pas një hetimi, i cili zbuloi se në dhjetor të vitit të kaluar Zyra Federale për Migracion (BFM) kishte thyer ligjin, duke mos trajtuar mijëra kërkesa për azil në mes të viteve 2006 dhe 2008.
Femrat janë më mirë të mbrojtura
Lidhur me dhunën ndaj grave, AI pëmend miratimin e Parlamentit të normës penale, e cila dënon me dhjetë vjet burg autorët e gjymtimit gjenital të femrav të praktikuar në Zvicër apo jashtë vendit. Ky ligj do të hyjë në fuqi më 1 korrik.
Amnesty vëren gjithashtu se Këshilli Nacional ka refuzuar të ndryshojë legjislacionin për emigracionin. Ky fakt është krijuar nga dy komisione të OKB-së, për shkak të mungesës së mbrojtjes të emigrantëve që janë viktima të dhunës në familje, të detyruar të qëndrojnë me një partner të dhunshëm nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit.
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”













