Shkurt.ch
Shkojnë për t`u shëruar por 6 % të pacientëve marrin një infeksion në spital
Infektimet që merren më së shpeshti në spitale janë infeksionet e plagëve pas ndërhyrjeve kirurgjikale
5.9 për qind e pacientëve të shtruar në spitalet e Zvicrës kanë marrë ndonjë infeksion gjatë qëndrimit aty. Sipas Zyrës Federale për Shëndetësi (BAG), Zvicra qëndron në mesataren evropiane sa u përket infektimit në spitale, shkruan srf.ch
Në spitalet e mëdha ka pasur mesatarisht më shumë raste të infektimit se në spitalet e vogla dhe të mesme, transmeton albinfo.ch. Shkak për këtë është e dhëna se në spitalet e mëdha sipas rregullit, shtrohen pacientë me sëmundje më të rënda. Veç kësaj, në spitalet e mëdha bëhen ndërhyrje operative që përmbajnë më shumë rrezik se ato që bëhen në spitalet e vogla.
Infektimet që merren më së shpeshti në spitale janë infeksionet e plagëve pas ndërhyrjeve kirurgjikale. Pas tyre vijnë infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes dhe ato të rrugëve urinare.
Këto të dhëna janë fituar nga testimi i 96 spitaleve në gjithë Zvicrën.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











