Shkurt.ch
Të rinjtë dhe fëmijët pritet të marrin pasaportat zvicerane pa pagesë
Një person që bën kërkesën në qytetin e Lucernit për pasaportën zvicerane mesatarisht duhet të paguajë 2400 franga. Kur kësaj t`i shtohen edhe 200 deri 550 franga për taksat e kantonit dhe të federatës, rezulton se shumë të rinj hezitojnë të bëjnë kërkesën për natyralizim
Në qytetin e Lucernit gjatë vitit që po kalon, janë natyralizuar gjithsej 560 të huaj. Afër gjysma e tyre, 245, janë fëmijë, të mitur ose të rinj nën moshën 25 vjeçare, shkruan luzernerzeitung.ch. Me pretekstin se shumë prej tyre nuk mund t`i përballojnë taksat e shtrenjta të natyralizimit, partitë e majta : SP dhe Grüne por edhe GLP (Partia e Gjelbër Liberale) kanë kërkuar me një mocion që në të ardhmen këto kategori të lirohen nga pagesa.
Një person që bën kërkesën në qytetin e Lucernit për pasaportën zvicerane mesatarisht duhet të paguajë 2400 franga, transmeton albinfo.ch. Kur kësaj t`i shtohen edhe 200 deri 550 franga për taksat e kantonit dhe të federatës, rezulton se shumë të rinj hezitojnë të bëjnë kërkesën për natyralizim. Dhe mungesa e pasaportës zvicerane i privon ata pat ë drejtë nga pjesëmarrje në jetën politike dhe shoqërore të vendit, përkundër faktit se ta janë plotësisht të integruar këtu.
Duke qenë se tri partitë e përmendura kanë një shumicë të ngushtë në Parlamentin e Qytetit, mund të pritet që mocioni do të miratohet. Kështu, fëmijët dhe të rinjtë do të lirohen nga pagesa e taksës në nivel të qytetit, që është njëherësh më e shtrenjtë në krahasim me ato në nivel kantoni e shteti, përcjell albinfo.ch gazetën zvicerane. Nga pagesa e këtyre të fundit sigurisht që nuk do të mund të lirohen.
Nga 560 të huajt që gjatë vitit në ikje kanë marrë pasaportën zvicerane në Lucern, prijnë me numriun e tyre kosovarët, të ndjekur nga gjermanët, italianët dhe srilankasit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare Filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, do të prezantohet në Zurich Film Festival (ZFF), ku... -
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











