Shkurt.ch
Dënohet 15 muaj me kusht pëllumbaxhiu kosovar për “tentimvrasje” të skifterit
Gjyqtari i lëndës nuk kishte dilema se pllumbaxhiu kishte dashur të mbyste një skifter “në mënyrë të pabesë” dhe “të ulët” dhe për këtë arsye dënimi i shqiptuar ishte meritor
Një “pëllumbaxhi” kosovar në Zvicër ka helmuar një pëllumb me shpresë se shpezët grabitçarë (skifterët) do të ngordhin pasi ta hanë atë. Për këtë delikt ai qe dënuar nga Gjykata e Qarkut e Bülach-ut (Kantoni i Cyrihut), shkruan srf.ch. Por ai kishte ushtruar të drejtën e ankesës në një shkallë më të lartë, kështu që lëndën e tij e ka trajtuar të hënën Gjykata e Lartë e Kantonit të Cyrihut, transmeton albinfo.ch. Në këtë mënyrë, kjo është shkalla më e lartë gjyqësore në të cilën është procesuar një rast i tillë, i helmimit të shpezëve.
Shpezët grabitçarë, si skifteri etj. në Zvicër janë nën mbrojtje të ligjit, në nivel federal.
Gjykata e Qarkut kishte konstatuar se kosovari 37 vjeçar e kishte lëshuar të fluturonte pëllumbin e tij pasi që e kishte lyer me helm. Por pëllumbi ishte kapur para se të arrinte të bënte dëm. Kështu, mbajtësi i tij qe dënuar me një dënim me kusht me para prej 9000 frangash (300 njësi ditore nga 30 franga) si dhe një gjobë efektive prej 1500 frangash. Avokati kishte kërkuar lirim nga akuza dhe e kishte bartur lëndën në Gjykatën e Lartë.
Kjo e fundit i ka shqiptuar dje kosovarit një dënim dukshëm më të ashpër. Përveç një dënimi me 15 muaj burg me kusht, ai duhet të paguajë edhe një gjobë prej 1500 frangash. Gjyqtari i lëndës nuk kishte dilema se pllumbaxhiu kishte dashur të mbyste një skifter “në mënyrë të pabesë” dhe “të ulët” dhe për këtë arsye dënimi i shqiptuar ishte meritor.
Është interesante se prokuroria kishte kërkuar dënim dukshëm më të ulët se sa dënimi që ka shpallur gjykata.
Fenomeni i vrasjes së këtillë të skifterëve dhe zogjëve tjerë grabiçarë ishte dokumentuar në vitin 2011 edhe në mënyrë filmike. Një kamerë e vendosur në një oxhak kishte filmuar vdekjen e një skifteri të helmuar ndërsa po i ushqente zogjtë e tij me pëllumbin e helmuar që e kishte kapur pak më parë.
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C












