Shkurt.ch
Refugjatja lind fëmijën e vdekur, kufitari dënohet për mos ofrim të ndihmës
Dënimi i është shqiptuar për refuzimin që t`i ofronte ndihmë mjekësore një gruaje refutgjate shtatzënë nga Siria, përkundër lutjes së kësaj të fundit

Gjykata Ushtarake në Bernë ka shpallur fajtor një pjesëtar të rojave kufitare të Zvicrës, duke e dënuar me 7 muaj burg me kusht dhe me një gjobë po ashtu me kusht
Dënimi i është shqiptuar për refuzimin që t`i ofronte ndihmë mjekësore një gruaje refutgjate shtatzënë nga Siria, përkundër lutjes së kësaj të fundit, shkruan Agjencia e Lajmeve e Zvicrës, SDA.
Ngjarja ka ndodhur në Brig të Kantonit Valis, në vitin 2014 kur gruaja në fjalë së bashku me bashkëshortin e saj dhe një grup refugjatësh po transportoheshin nga Zvicra për në Itali, transmetin albinfo.ch. Në atë kohë ajo ishte në prag të lindjes së fëmijës. Për shkak të mos ofrimit të ndihmës mjekësore nga ana e rojtarit kufitar, refugjatja siriane e ka lindur fëmijën të vdekur, në një spita, pasi ka kaluar në anën tjetër të kufirit, në Domodosola të Italisë.
I dënuari është shpallur fajtor veç tjerash për lëndim trupor nga pakujdesia dhe për mospërmbushje të shumëfishtë të detyrimeve të shërbimit.
E-Diaspora
-
Ka ushtruar dhunë mbi gruan: Kosovari lejohet të qëndrojë në Gjermani, për shkak të martesës! Si argument për qëndrimin e tij të përkohshëm në Gjermani, gjykata përmend faktin se gruaja e...
-
Mërgimtarit nga Suedia i vidhen mijera euro, stoli ari dhe dokumente në Kosovë
-
Enesi shënon sukses në Implantologji dhe Rigjenerim Kockor në Universitetin e Romës
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
Jeta në Austri
-
Austri: Nga viti 2026, mbrojtje më e fortë për punonjësit ndaj të nxehtit ekstrem Punonjësit që punojnë në ambiente të hapura do të përfitojnë nga mbrojtje më e mirë ndaj...
-
Borxhi i Austrisë arrin në 412.6 miliardë €
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme