Shkurt.ch
Bazel: Votohet kundër ndalesës së taksave drejtpërdrejt nga paga
Ndalesa e automatizuar, vullnetare dhe e drejtpërdrejtë e tatimeve nga të ardhurat sipas propozuesve do të kursente njerëzit nga hyrja në borxhe dhe nga angazhimet e tepërta të administratës
Në Kantonin e Bazelit (Basel-Stadt), tatimet e të punësuarve as në të ardhmen nuk do të merren në mënyrë të drejtpërdrejtë nga pagat e tyre. Këtë propozim të partive të majta nuk e miratoi Parlamenti i Kantonit, i cili votoi me një shumicë të ngushtë (48 me 47) kundër, shkruan agjencia zviceranme e lajmeve SDA.
E ashtuquajtura tërheqje e automatizuar, vullnetare dhe e drejtpërdrejtë e tatimeve nga të ardhurat sipas propozuesve do të kursente njerëzit nga hyrja në borxhe por edhe nga angazhimet e tepërta të administratës për shkak të mospagesës së tatiimeve.
Ndalesa e drejtpërdrejtë e tatimeve, nëse do të miratohej do të ishte gjë e re në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Një sistem i ngjashëm funksionon te fqiu verilindor i Zvicrës, Gjermania.
Sidoqoftë, partitë e djathta nuk e lejuan miratimin e këtij propozimi, që Partia Socialdemokrate (SP) e kishte bërë kundër vullnetit të Qeverisë së Kantonit të Bazelit.
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













