Shkurt.ch
Dënohet kosovari: ka punësuar vëllain me pasaportë false të Sllovenisë
Falë pasaportës (false) sllovene, ai kishte fituar të drejtën e qëndrimi në Zvicër. Ndërsa një e drejtë e tillë qëndrimi u mundëson shtetasve të vendeve të BE-së edhe të drejtën e punës në Zvicër
Gjykata Federale e Zvicrës ka dënuar një menaxher të një ndërmarrjeje pasi që ai në ndërmarrjen e tij kishte punësuar në mënyrë ilegale vëllain, shkruan badenertagblatt.ch.
Ngjarja ka ndodhur në qarkun e Badenit, Kantoni Aargau. Në këtë rast ishte interesante sipas trupit gjykues se ai asnjëherë nuk ishte shtruar pyetja rreth ndërrimit të shtetësisë nga ajo kosovare në sllovene. Sidoqoftë, autoritetet më vonë zbuluan se dokumentet e tij sllovene kishin qenë të falsifikuara.
Udhëheqësi i ndërmarrjes i cili kishte punësuar vëllain, i pyetur nëse në një raport kaq të ngushtë familjar duhej të ishte interesuar rreth statusit të vëllait, është përgjigjur shkurt: jo, transmeton albinfo.ch. Por Gjykata Federale nuk i ka besuar dhe për këtë arsye e ka dënuar atë me kusht me gjobë prej 64 njësish ditore nga 50 franga. Me këtë vendim, gjykata më e lartë e Zvicrës ka konfirmuar vendimin e Gjykatës së Lartë të Kantonit Aargau dhe asaj të qarkut, të Badenit, kundër të cilave i dënuari kishte bërë ankesë.
Sipas Gjykatës Federale, punëdhënësi është dashur të dinte së paku faktin se vëllai i tij nuk ka përkatësi shtetërore sllovene.
Ky i fundit, nga ana tjetër, falë pasaportës sllovene (si shtet i BE-së) kishte fituar nga Zyra për Migracion e Cyrihut të drejtën e qëndrimi në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Dhe, siç dihet, një leje e tillë qëndrimi u mundëson shtetasve të vendeve të BE-së të drejtën e punës në Zvicër.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare Filmi “DUA”, me regji të Blerta Bashollit, do të prezantohet në Zurich Film Festival (ZFF), ku... -
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












