Shkurt.ch
90% të zviceranëve, krenarë me vendin e tyre
Përderisa në vitin 2004 kanë qenë 73 për qind të të anketuarve “krenarë” ose “shumë krenarë” me Zvicrën, aktualisht, të tillë janë 90 për qind
Pjesë e studimit të fundit, të realizuar nga Instituti për Hulumtimin e Opinionit GFS Bern dhe të sponsoruar nga Credut Suisse, ka qenë edhe besimi që zviceranët kanë ose nuk kanë për institucionet e ndryshme të vendit. Rezultatet tregojnë se Këshilli Federal (qeveria e vendit) gëzon besimin më të lartë nga të gjitha institucionet dhe i prin kështu listës së tyre, transmeton albinfo.ch.
Por ajo që bën përshtypje këtë vit është e dhëna se 18 nga gjithsej 20 institucionet e ranguara më lart, këtë vit kanë pësuar rënie të besimit në krahasim me vitin e kaluar, shkruan sda.ch. Kështu, Forcat e Armatosura dhe Banka Nacionale kanë humbur mjaft nga besimi i tyre ndërsa Gjykata Federale prin bindshëm në listë për besimin që gëzon në popull. Ndërsa bankat në përgjithësi kanë bërë një ngritje të madhe në krahasim me vitin e kaluar: nga vendi i 15-të, në vendin e dytë.
Një zhvillim interesant është edhe ai i ngritjes së krenarisë së zviceranëve me vendin e tyre, shkruan albinfo.ch. Kështu, përderisa në vitin 2004 kanë qenë 73 për qind të të anketuarve “krenarë” ose “shumë krenarë” me Zvicrën, aktualisht, të tillë janë 90 për qind. Dhe, autorët e studimit thonë se në kategorinë e krenarisë kombëtare nuk ka pothuajse fare dallime në mes të simpatizantëve të partive të djathta, të qendrës dhe të majta.
Por çfarë përfaqëson Zvicra në kuptimin pozitiv gjegjësisht: për çfarë dallohet ajo? Shumica e të anketuarve janë shprehur se sistemi i mirë shkollor dhe arsimor është ai që e bën dallimin, transmeton albinfo.ch. Mirëpo, disa karakteristika klasike identitare helvetike si: siguria, neutraliteti, peizazhi dhe atdheu, gjatë viteve të fundit kanë shënuar rënie në vlerësimin e bërë.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










