Kosova
Rama: Ëndrra jonë bashkimi kombëtar përmes Bashkimit Evropian
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paraqitur përsëri sot në prani të presidentit të Kosovës, Hashim Thaҫi, vizionin për bashkimin kombëtar: jo përmes ndryshimit të kufijve aktualë mes Shqipërisë dhe Kosovës, por përmes hyrjes së të dyja vendeve në Bashkimin Evropian.
Këtij vizioni i përgjigjet edhe fotomontazhi i flamujve kombëtarë të dy vendeve fqinjë me atë të BE, me të cilin kryeministri Rama uroi nga Vlora sot 105 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë Kombëtare me fjalët “gjithë shqiptarëve kudo ku janë”, raporton “Deutche Welle”.
Si do të mund të bashkohet Kosova, që u nda nga Shqipëria 105 vjet më parë, më 17 dhjetor 1912, nga Fuqitë e Mëdha, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, pa përsëritur historinë e konflikteve të përgjakshme në ish-Jugosllavi? Formula është gjetur: Bashkimi Evropian dhe hyrja e dy vendeve në këtë bashkim. Po kështu edhe mjetet: rritje e bashkëpunimit mes dy vendeve, partneritet gjithëpërfshirës strategjik si pjesë e bashkëpunimit rajonal, përcjell albinfo.ch.
Një deklaratë e përbashkët për bashkëpunim dhe partneritet strategjik mes Shqipërisë dhe Kosovës, nënshkruar në Prizren më 11 janar 2014, përvijoi rrugën për realizimin e bashkëpunimit dhe krijimin e sinergjisë në marrëdhëniet dypalëshe, ato rajonale dhe evropiane.
Në takimin e radhës që përfundoi sot në Vlorë, i katërti që nga takimi i Prizrenit, mes dy qeverive u nënshkrua një paketë prej 12 marrëveshjesh të ndërsjella. Ato përfshijnë të gjitha fushat e bashkëpunimit që nga ato ekonomike dhe tregtare, unifikimi doganor deri tek ato politike dhe diplomatike.
Ndërkohë pala shqiptare dhe ajo kosovare po bashkërendojnë projektet infrastrukturore, që janë pjesë e interkonektivitetit në kuadër të Procesit të Berlinit, të inicuar në verën e vitit 2014, nga kancelarja Merkel për t’i dhënë impulse të reja perspektivës së anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Shtylla tjetër e afrimit mes dy vendeve është diaspora shqiptare në botë, e konsideruar një faktor kyç për zhvillimin ekonomik të dy vendeve dhe progresin e tyre në procesin e integrimit evropian. Kryeministri Rama e cilësoi atë së fundmi “një aset të vyer dhe të përbashkët, një potencial të pasur, të pamatë, por të pashfrytëzuar”. Marrëveshjet që u nënshkruan lidhur me diasporën kanë të bëjnë me financimin e mësimit të shqipes, kultivimit të kulturës dhe ngritjen/ funksionimin e qendrave kulturore në diasporë prej dy qeverive.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











