Sport
FIFA “detyron” Bajernin ta lejojë Shaqirin në olimpiadë
Nëse Xherdani dëshiron të marrë pjesë në olimpiadë, klubi i tij i ri, Bayern Munih, është i detyruar ta lirojë
Ekzekutivi i FIFA-s ka marrë një vendim që do t`i gëzojë shumë futbollistë, ndërkohë që do t`ua prishë qejfin krerëve të disa skuadrave të futbollit. Vendimi më i ri i detyron skuadrat e futbollit që të lejojnë futbollistët e tyre që të luajnë për ekipet e tyre kombëtare gjatë Lojërave Olimpike Verore Londër, korrik-gusht 2012.
Hairin këtij vendimi duket se më së shumti do t`ia shohë superylli shqiptar Xherdan Shaqiri. Kështu, nëse Xherdani dëshiron të marrë pjesë në olimpiadë me kombëtaren zvicerane U21 (dhe ai ka treguar se dëshiron), klubi i tij i ri, Bayern Munih, është i detyruar ta lirojë, shkruajnë mediet zvicerane.
Lidhur me vendimin, ka shprehur kënaqësinë edhe kolegu i Shaqirit në FC Vasel, Granit Xhaka. “Është mirë që e mësuam këtë (lajm) dhe kjo ia rrit shumë vlerën futbollit në olimpiadë. Nga ana tjetër shefi i FC Bayern Bernard Heusler shprehet i pakënaqur me vendimin.
Në një gjendje të tillë, shkruajnë mediet ekziston rreziku që klubet t`u bëjnë presion “me doreza” lojtarëve që të mos marrin pjesë në olimpiadë.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda Në ditën e fundit të Samitit të Diasporës në Pallatin e Kongreseve priten panele mbi integrimin... -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare -
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix -
Tedi Papavrami sjell “24 Kapriçot” e Paganinit në TKOBAP -
Londër
Alda Dizdari do të sjell një mbrëmje të veçantë të muzikës klasike në Londër
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë














