Shkurt.ch
Kriminaliteti, dallime të mëdha regjionale
Ndërkohë që në kantonin e Gjenevës në 1000 banorë janë regjistruar 217 vepra penale, në Appenzel, vetëm 23 sosh
Sipas të dhënave statistikore lidhur me kriminalitetin në Zvicër gjatë vitit 2011, të publikuara të hënën, vihen re dallime të konsiderueshme në mes të regjioneve. Kështu, në gjithë Zvicrën në 1000 banorë bien mesatarisht nga 71.1 vepra penale.
Por, ndërkohë që në Gjenevë në 1000 banorë janë regjistruar 217 vepra penale e në Lozanë 189.5, ky numër në Cyrih është 138.9 ndërsa në Winterthur 91.3. Por, më së paku delikte janë shënuar në kantonet e vogla malore si në të dy Appenzelët dhe në Uri, gjegjësisht 23 dhe 25 akte në 1000 banorë.
Ndërkaq, në kantonin e Cyrihut dhe në atë të Bernës ka një dallim të madh në mes të numrit të veprave penale të regjistruara në qytet dhe në fshat, me ç`rast në regjionet rurale shënohen dukshëm më pak delikte se në qendrat urbane.
Qytetarët me shtetësi të Zvicrës përbëjnë 63 për qind të të gjithë kryesve të veprave penale gjatë vitit 2011, që është për 2317 më pak se një vit më parë. Ndërsa është shtuar për 831 numri i azilkërkuesve të regjistruar si kryes të veprave penale, njofton televizioni i Zvicrës sf1.
Komuna ose fshati ku janë regjistruar më së shumti vepra penale është komuna e vogël Allaman e kantonit Vaud. Në këtë komunë janë kryer 387.8 vepra penale në 1000 banorë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











