Shkurt.ch
90 % të zviceranëve kanë qasje në internet
Sipas një hulumtimi të realizuar nga Zyra Federale për Statistikë (BfS), në tremujorin e parë të këtij viti, në Zvicër, 90 për qind të personave të rritur “kanë qenë online”
Trendi botëror i lidhjes me internet nuk ka si të anashkalojë Zvicrën. Pra edhe këtu është në rritje të vazhdueshme numri i njerëzve që kanë qasje në internet, shkruan srf.ch.
Sipas një hulumtimi të realizuar nga Zyra Federale për Statistikë (BfS), në tremujorin e parë të këtij viti, në Zvicër, 90 për qind të personave të rritur “kanë qenë online”, transmeton albinfo.ch. Po u krahasua me vitin 2014 kur ishin 84%, shihet se ka një rritje.
Është interesante se sipas këtij hulumtimi, rritje të madhe lidhja me internet ka pësuar te personat e moshës së pensionit, pra 65 e më shumë vjeçarë.
Përveç numrit të shtuar të shfrytëzuesve të internetit, ka rritje edhe të qëndrimit online të tyre, marrë në përgjithësi. Hulumtimi tregon po ashtu se është rritur edhe numri i ekonomive familjare që kanë qasje në internetin mobil. Kjo vjen si rezultat i pajisjes së shtuar të qytetarëve me smartfonë dhe me tabletë.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










