Bota
Vendi me numër rekord veturash
Rekord absolut mban Malta me 775 makina për 1,000 banorë. Ajo pasohet nga Luksemburgu me 745 për 1,000 banorë. Italia është e treta me 706 vetura për 1,000 banorë
Mesatarja e 28 shteteve anëtare të BE-së është 573 makina për 1,000 banorë, rekord absolut mban Malta me 775 makina për 1,000 banorë. Ajo pasohet nga Luksemburgu me 745 për 1,000 banorë. Italia është e treta me 706 vetura për 1,000 banorë. Në fund janë Letonia me 391, Hungaria me 377 dhe Rumania me 308 vetura për 1,000 banorë.
Fqinjët Greqia dhe Bullgaria, të cilët janë pjesë e Bashkimit Evropian, janë afër mesatares evropiane. Duke folur në mënyrë figurative, çdo bullgar i dytë ka një veturë. Në veçanti, norma e motorizimit në Bullgari është 503 makina për 1,000 banorë, dhe në Greqi 566 makina, transmeton albinfo.ch.
Nga shtatë vendet që po presin hyrjen në BE, Mali i Zi ka normën më të lartë të motorizimit me 283 automjete për 1,000 banorë, pasuar nga Serbia me 258 automjete. Në Bosnjë dhe Hercegovinë ekzistojnë 217 automjete në 1000 banorë ndërsa në Kosovë 193 automjete në 1,000 në Kosovë.
Në Shqipëri dhe Turqi janë 140 dhe 136 makina të pasagjerëve për 1,000 banorë.
Në Shqipëri janë 383 mijë makina të pasagjerëve, por një pjesë e madhe e tyre nuk i plotësojnë normat minimale ekologjike për mbrojtjen e mjedisit. Ata janë kryesisht automjete me eko-standardin “euro 3”, dhe sa janë këto automjete larg standardit më të lartë “Euro 6” mund të shihet nga krahasimi vijues. Norma “Euro 3” që nga janari i vitit 2000 kufizon oksidet e azotit deri në 500 mg / km, si dhe sasinë e grimcave PM për 50 mg / kg. Norma e tanishme Euro 6 i kalon këto kufij shumë më tej, në 80 mg / km për oksidet e azotit dhe 4.5 mg / km për tym të PM grimcave.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













