Shkurt.ch
Me Ferrari prej Italisë në Gjermani
Shumë shpejt në hekurudhat ndërmjet Italisë dhe Gjermanisë mund të lëvizin edhe Ferrarit
Bëhet fjalë për trena super luksoz Ferrari. Këtë ide e ka proklamuar bosi i Ferrarit, i cili dëshiron të fillon me linjën private hekurudhore ndërmjet Italisë dhe Gjermanisë. Ai tha se lëvizje të tilla nuk ka parë ende.
Luca di Montezemolo në një intervistë për “Sueddeutsche Zeitung”, tha se një ide e tillë është një aventurë me rrezik të lartë.
“Ne duam të përfitojnë nga liberalizimi i hekurudhave me shpejtësi të lartë, dhe projekti i tillë privat është më i shtrenjtë në dhjetë vjetët e fundit në Itali”, deklaroi shefi i Ferrarit.
“Nga Venediku në Milano, Munih apo Vjenë, që do të jetë fantastike. Ne kemi ushqim të mirë italian në bord, një kino të madhe, një vagon për relaksim. Trena me karakteristika të tilla ende nuk kam parë”, ka treguar për projektin, shefi i kompanisë për prodhimin e makinave luksoze italiane.
Por, më parë ai planifikon lansimin e projektit në tri destinacione brenda Italisë.
“Tani ne jemi duke pritur lejen nga autoritetet italiane,” thotë Luca di Montezemolo.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










