Shkurt.ch
Partitë gjermane “hahen” për Kosovën
CDU: Të gjelbrit po e errësojnë gjendjen në Kosovë në mënyrë që partia e tyre të mos etiketohet si "parti që dëbon romët"
Partitë e landit (republikës) të Baden Würtembregut, Gjermani, kanë rënë në hall “për faj” të Kosovës.
Shkaku është ky: Një komision i Parlamentit të Landit kishte zhvilluar në muajin janar një vizitë hulumtuese në Kosovë. Anëtarët e tij kishin për detyrë të konstatonin nëse romët e atjeshëm janë të diskriminuar apo jo, shkruan gazeta gjermane “Badische Zeitung”.
Pas kthimit nga udhëtimi, kanë lindur mospajtimet rreth asaj se si të vlerësohet gjendja e romëve në Kosovë. Demokristianët Werner Raab dhe Karl Zimmermann e kanë të qartë: për shkakun se të gjelbërve nuk po u pëlqejnë konstatimet e bëra nga komisioni pas udhëtimit në Kosovë, ata po e bllokojnë raportin përfundimtar të të gjeturave nga ai udhëtim. Gjendja e konstatuar së bashku në Kosovë, sipas tyre, duhet që në mënyrë retroaktive të shikohet nën një dritë tjetër, thotë Zimmerman.
E gjithë kjo, sipas tij, bëhet nga të gjelbrit që partia e tyre “të mos etiketohet si parti dëbuese”.
Meqë në terren, në Kosovë, nuk kishte diskriminim të romëve, Raab ksihte shënuar në rekomandimin e tij qeverisë së landit për raportin që do të përpilohej, se nuk ka bazë të vazhdohet ndalesa e dëbimit të romëve në Kosovë, e vendosur në muajin gusht 2011 nga koalicioni kuq-gjelbër.
Dhe, në mbledhjen e mbajtur nga komisioni për peticione më 7 mars, kryetari i gjelbër i këtij komisioni bashkë me kolegët nga partia e tij, nuk dëshironte të dijë më për
Por, vazhdon gazeta, koha nuk pret. Kjo për faktin se landi Baden-Würtemberg është i detyruar t`i sqarojë Qeverisë Federale arsyen përse 1200 romët kosovarë ende nuk po riatdhesohen, përkundër ekzistimit të marrëveshjes për kthim, të nënshkruar në mes të Gjermanisë dhe Kosovës.
Ndërkohë, edhe vetë CDU është angazhuar për shqyrtimin e secilit rast veç e veç para dëbimit. Në rast se romët do të udhëtojnë vullnetarisht, ata mund të llogarisin me ndihma financiare, shkruan BZ.
E-Diaspora
-
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë Policia dhe familja kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm... -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online












