Shkurt.ch
Tonet e ndërmjetme – Myslimanët në dialogun ndërreligjioz
Ky dialog u zhvillua në Qendrën e Religjioneve në Bernë. Ngjarja u organizua në bashkëpunim me Akademinë Zvicerane të Shkencave Shpirtrore dhe Sociale (SAGW)
“Mustafë Memeti (Shoqata Myslimane e Bernës) dhe Ali Taleb (Komuniteti Qendror i Këlnit si dhe komuniteti i Ehl-Al-Bayt Zvicrës) zhvilluan një dialog ndër-islam lidhje edhe me Ezanin. Ezani u bën thirrje myslimanëve të luten kudo në botë”, thuhet në një përgjigje me shkrim për albinfo.ch të dërguar nga Shoqata Myslimane e Bernës.
“Polifonia e këtyre thirrjeve mund të kontribuojë në një melodi të re, e cila gjithashtu pasqyron pluralizmin midis myslimanëve. Që kjo të jetë e mundur, është e rëndësishme tu drejtoheni zërave të ndryshëm dhe të bashkohen ato”, thuhet më tutje në tekstin në fjalë.
Ky dialog u zhvillua ditë më parë në Qendrën e Religjioneve në Bernë. Ngjarja u organizua në bashkëpunim me Akademinë Zvicerane të Shkencave Shpirtrore dhe Sociale (SAGW).
Dialogu midis hoxhës sunnit Mustafë Memeti dhe shiitit Shejh Ali Taleb ofroi një pasqyrë në proceset e dialogut ndër-islam dhe krijoi hapësirë për diskutime të brendshme-islame.
Ishte tashmë rasti i dytë, në të cilin sunitët dhe shiitët nga Berna takoheshin me njëri-tjetrin. Në hapin tjetër, sunitët dhe shiitët do të organizojnë së bashku “Natën e Feve” dhe do të takohen në xhaminë suni dhe shiitë”, thuhet në fund të njoftimit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












