Sport
Pas Calmy-Rey, vjen Shaqiri
Futbollisti Xherdan Shaqiri do të marrë Çmimin e Diasporës kosovare nga duart e Ambasadorit Naim Malaj, me seli në Bernë
E përditshmja frankofone “Le Temps” vë në të njëjtën nivel Calmy Rey dhe Shaqirin, duke lajmëruar emërtimin këtij të fundit për Çmimin e Diasporës kosovare në Zvicër.
“Micheline Calmy-Rey dhe futbollisti Xherdan Shaqiri së shpejti do të kenë një gjë të përbashkët: Çmimin e Diasporës kosovare, të dorëzuar nga ambasadori Naim Malaj, me seli në Bernë. Çmimi i parë – një skulpturë e artë – i është dhënë në vitin 2011 ish-ministres së Jashtme dhe kryetares së Konfederatës, Calmy-Rey, për angazhimin e saj për pavarësinë e Kosovës”, shkruan Valérie de Graffenried, duke cekur edhe fjalët e ambasadorit Naim Malaj: “Këtë vit ne do t’i japim këtë çmimi Xherdan Shaqirit. Ai përfaqëson një shembull të integrimit të suksesshëm për shumë të rinj”.
Xherdan Shaqiri, i lindur në tetor të vitit 1991 në Gjilan, nga qyteti i njëjtë i ambasadorit, arriti në Zvicër në moshën njëvjeçare me prindërit e tij. Tani ai është natyralizuar. Lojtar i FC Baselit, ai sapo ka nënshkruar për Bayern Munich një kontratë prej 12 milionë eurosh dhe do të fillojë në korrik. Çmimi i Diasporës kosovare mund të dorëzohet më 18 prill. Nëse Bazeli fiton dhe hyn në çerekfinale dhe arrin edhe në gjysmëfinale që do të mbahen në mes të 17 dhe 25 prillit, Ambasadori Naim Malaj thotë se do të mund të ketë shtyrje të ceremonisë…
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









