Feja
Të krishterët “falen” në xhami dhe myslimanët “luten” në kishë
Famullia Katolike, Bashkësia Kishtare Ungjillore (Kisha Reformiste) dhe Bashkësia Shqiptare Islame e qytetit Wil kanë organizuar ditë më parë vizita të ndërsjella në selitë e tyre respektive, gjegjësisht në dy kishat dhe në xhaminë e besimtarëve myslimanë shqiptarë.

Në Kishën Katolike të Shën Pjetrit ata janë pritur nga famullitari Roman Giger. Pastaj rreshti i madh i frekuentuesve të kishes kanë marshuar deri në Kishën e Kryqit së bashku me pastorin Christoph Casty dhe pastoren Geet Egli, shkruan infoplus.ch. Së fundi, të gjithë ata i ka pritur imami Bekim Alimi në xhaminë e re shqiptare në Wil.
Në “Deklaratën e Wilit 2007” ishte përpiluar dhe pranuar një lutje e përbashët për të krishterët dhe myslimanët, transmeton albinfo.ch. Ajo, në këtë mbrëmje u lexua bashkërisht nga të pranishmit, në të dyja kishat dhe në xhami.
Në fjalën e tij të hapjes, famullitari Giger veç tjerash tha: “Ne nuk shikojmë atë që na ndan por atë që na bashkon”. Mirësia, si në Bibël ashtu dhe në Kuran zë një vend qëndror.
Në Kishën e Kryqit, pastori Christoph Casti shtjelloi kuptimin e “Dhjetë urdhëresave të Perëndisë”, të njohura nga Dhjata e Vjetër. Po me dhjetë urdhëresat u mor në xhami edhe imami Bekim Alimi. Ai tha se 10 urdhëresat nga Dhjata e Vjetër janë edhe në Kuran, të shpërndara në vende të ndryshme të tij, në kuptim të përafërt. Islami është religjion me vlera të rëndësishme dhe të krahasueshme me ato të krishterimit, ka thënë Alimi.
Vizita në xhami, e cila për një numër vizitorësh ishte e para në jetën e tyre solli një situatë të pazakonshme për ta për faktin se aty duhej të hyhej pa këpucë. Shkrimi, gjuha dhe ritualet janë të huaja për shumë vizitorë të rritur e edukuar në mënyrë të krishterë.
Prandaj është me rëndësi që të njihemi reciprokisht dhe të merremi vesh për atë se ne kultivojmë vlera dhe rituale të ngjashme dhe se dallimet nuk janë kundërshtime por për të gjithë ne vlen maksima: “Duaje të afërmin tënd sikur vetveten””, përfundon shkrimi i gazetës.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













