Sport
Kombëtarja zvicerane: Përse shumica nuk këndon himnin
Pas ndeshjes kundër Argjentinës, e përditshmja „Le Matin“ vuri në pah një dukuri të veçantë te ekipi zviceran i futbollit. Ajo u tërhoqi vëmendjen lexuesve të saj, duke nënvizuar faktin se shumica e lojtarëve të ekipit nacional nuk kënduan himnin zviceran.
Që nga rreshtat e parë gazetari pohon: “Lojtarët e ekipit Squadra Azzurri këndojnë me zë të lartë. Futbollistët e ekipit të Nigerisë me grusht në zemër këndojnë himnin i tyre kombëtar. Anëtarët e ekipit kombëtar veçse nuk brohorisin këngën e tyre patriotike braziliane. Ndërsa ekipi i futbollit zviceran tregon shumë pak entuziazëm kur është fjala për të pëshpëritur himnin nacional. Ata që ishin para ekranit të mërkurën për të parë ndeshjen në mes të ekipit kombëtar (NATI) dhe asaj të Argjentinës mund të dëshmojnë se vetëm disa nga lojtarët e ekipit zviceran kënduan himnin, të tjerët preferuan të heshtin, duke lënë një heshtje, e cila i ka befasuar më shumë shikuesit”.
Analiza e një fenomeni të tillë shtyri kërkuesin të gjejë përgjigje pranë Jézael Fritsche, zyrtar për komunikim i Shoqatës Zvicerane të Futbollit, i cili thotë: “Ne nuk mund t’i detyrojmë lojtarët të këndojnë himnin kombëtar. Gjithkush vepron sipas bindjeve të veta. Edhe disa atletë, si shumica e zviceranëve, nuk e njohin këngën përtej strofës së parë. Mësimi i himnit nuk është detyrë e jona”. Por, prapëseprapë, Jézael Fritsche thekson se nëse lojtarët nuk këndojnë, është më shumë nga droja dhe nuk mund të merret kjo si mungesë patriotizmi. E qartë është se të gjithë lojtarët e ekipit kombëtar janë krenarë me veshjen e kombëtares zvicerane“.
Ndërsa Yvan Perrin (SCP/UDC) shpreh keqardhjen e tij për këtë situatë, duke mbrojtur lojtarët: “Por ne nuk mund të fajësojmë lojtarët e ekipit kombëtar. Shkolla nuk mëson më pothuajse asgjë, as himnin kombëtar, as vlerat që shkojnë me të”.
Megjithatë, pavarësisht analizës së bërë, trajtimi i kësaj teme shtron disa pyetje. A janë shqiptarët në prizmin e kësaj kritike, pasi që dihet se pesë lojëtarët e ekipit nacional janë shqiptarë. Aq më tepër kur fotoja për të pasqyruar këtë dukuri vë në pah katër lojtarë, prej tyre Mehmeti, Xhemajli, Xhaka e Shaqiri.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










