Integrimi
Emigrantët profilizohen si kandidatë potencialë për zgjedhjet në Vaud
Qytetarët e kantonit të Vaudit do të votojnë më 11 mars 2012, me ç’rast ata do të zgjedhin qeverinë dhe parlamentin e tyre. Çështja kryesore në këtë garë për Këshillin shtetëror do të jetë edhe këtë herë ngjyra politike e shumicës së ardhshme.
Sipas medieve, e majta synon dy qëllime për këto zgjedhje kantonale: të mbajë shumicën e saj të fituar në dhjetor dhe të arrijë të fitojë mbi 50 % të vendeve në Parlamentin kantonal.
Në mes të kandidatëve të ndryshëm, një profil mjaft interesant prezantohet për këto zgjedhje. Me sa duket, viti 2012 u hap dyert edhe emigrantëve.
Anëtarë i Partisë Socialiste, Ihsan Kurti mbron kandidaturën e tij, duke theksuar në mënyrë shumë të qartë angazhimin e tij për të ndihmuar më të dobëtit e shoqërisë: “Unë premtoj se do të luftoj për të mbrojtur më të dobëtit e shoqërisë sonë. Për këtë, ne duhet të ndërtojmë banesa me çmime më të ulëta dhe të zhvillojmë projekte për formacionin e të rinjve, të krijojmë struktura parashkollore, të ofrojmë vegla lehtësuese për integrim, si dhe të sigurojmë mundësi të barabarta për të gjithë”.
Duke shfletuar shkrimet rreth rrugës së tij të gjatë, Ihsan Kurt, 42 vjeç, befason me profilin e tij të pasur. Përveç faktit se është një ish-refugjat politik dhe gazetar, ai tashmë ka arritur si një emigrantë të mbrojë titullin e një masteri në sociologji dhe të punojë si asistent social. Angazhimi i tij për shoqërinë kristalizohet po ashtu përmes aktivitetit të tij si president i Komisionit për integrim (Commission d’intégration suisses-immigrés de la ville de Prilly), si anëtar i Komitetit të Partisë Socialiste për pjesën perëndimore të Lozanës, si dhe si anëtar i Komisionit të POLOUEST, etj.
Falë aktiviteteve të ndryshme të tij, Ihsan Kurti zhvillon fushatën e tij rreth pesë pikave kryesore: strehim të volitshëm, varfëria e familjeve, infrastruktura shtetërore, vendosja e një page minimale dhe integrimi i emigrantëve.
Ndryshe, ai pohon se synon të mbrojë emigrantët dhe të lehtësojë natyralizimin. Ihsan Kurti thekson se “ integrimi është një proces reciprok mes emigrantëve dhe zviceranëve. Për të jetuar në harmoni dhe për të gëzuar një kohezion të mirë social, integrimin duhet të jetë një çështje e të gjithëve, duke pasur parasysh se të gjithë duhet të pranojnë njëri-tjetrin me dallimet e tyre”.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










