Shkurt.ch
Politika zvicerane, e pandikuar nga zhvillimet në vendet fqinje
Zvicra mbetet një ishull stabiliteti, pavarësisht nga ndryshimet si ato në Francë (fitorja e Macron-it), Gjermani (ngritja e AFD-së ekstremiste) ose Austri, (fitorja e konservatorit Sebastian Kurz)
Në “barometrin politik” të publikuar sot nga transmetuesi publik i Zvicrës SRG dhe i realizuar nga Instituti për Hulumtimin e Opinionit “Sotomo” është “matur” edhe fuqia e partive politike të vendit. Kjo matje rezulton me ndryshime fare të vogla në krahasim me gjendjen e tetorit 2015, kur qenë zhvilluar zgjedhjet e fundit nacionale, raporton srf.ch.
Kështu, barometri thotë se sikur zgjedhjet nacionale të zhvilloheshin këtë të dielë, një ngritje, ndonëse të vogël, do ta shënonin partitë si: FDP, të Gjelbrit dhe të Gjelbrit Liberalë (GLP), transmeton albinfo.ch. Ndërsa humbës, edhe pse me dallime minimale nga zgjedhjet e fundit, do të dilnin praktikisht të gjitha partitë tjera, pra: CVP/PDC, SVP/UDC, BDP dhe SP/PS. Por, humbje pak më të madhe, bazuar në këtë sondazh do të pësonte Partia Socialdemokrate (SP/PS) me minus 1.1 për qind.
87 për qind të të anketuarve kanë deklaruar se sërish do të bënin zgjedhje e njëjtë, sikur në zgjedhjet e vitit 2015 për Parlamentin Nacional.
Kjo u jep dorë autorëve të sondazhit të konstatojnë se në Zvicër nuk kanë pasur të thuash fare ndikim zhvillimet dramatike në politikat e vendeve fqinje gjatë këtgyre pak viteve të fundit, përcjell albinfo.ch. Pra Zvicra ka vazhduar të mbetet një ishull stabiliteti, pavarësisht nga ndryshimet si ato në Francë (fitorja e Macron-it), Gjermani (ngritja e AFD-së ekstremiste) ose Austri, (fitorja e konservatorit Sebastian Kurz).
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











