Sport
Shaqiri: Do ta mundim Bajernin!
Është diçka e veçantë të luaj kundër punëdhënësit tim të ri. Por unë do ta tregoj performancën time dhe do të përpiqem të shënoj
Shaqiri: Do ta mundim edhe Bajernin
Këtë të mërkurë, FC Basel do të luajë kundër FC Bayern-it. Të dyja këto skuadra të zemrës, për Xherdan Shaqirin. Megjithatë, ai thotë se do të japë gjithçka nga vetja që pikët të mbeten në Bazel.këtë e ka deklaruar xhuxhi magjik për gazetën gjermane Bild.
Sipüas gazetës në fjalë, që nga fiotorja e FC Baselit kundër Manchesrter United, disa muaj më parë, është ngritur lartë vetëbesimi i skuadrës nga Bazeli, dhe sidomos i Xherdan Shaqirit, që i kishte përgatitur të dy golat e shënuar.
“Ne duam të bllokojmë Bajernin dhe për ta bërë këtë duhet që në radhë të parë të qëdrojmë mirë në defanzivë dhe që si ekip të punojmë në mënyrë të përsosur sikundër kemi bërë kundër ManU-së. Edhe kundër ManU-së të gjithë mendonin se ne do të fundoseshim dhe çfarë pati ndodhur”, pyet Shaqiri.
Ndërsa lidhur me emocionet e lojës kundër “punëdhënësit” të ri, Bajernit, ai thotë: “Natyrisht, është diçka e veçantë të luaj kundër punëdhënësit tim të ri. Por unë do ta tregoj performancën time dhe do të përpiqem që të shënoj. Nuk jam vetëm unë që e vendos fatin e nmdeshjes , por secili prej nesh. I gjithë Bazeli, e gjithë Zvicra i gëzohet kësaj loje.”
Bild citon edhe lojtarin tjetër shqiptar të Baselit, Granit Xhakën. “Bajerni është një skuadër që sulmon heret dhe luan në ofensivë. Por, kush e mund Manchester United-in, mund ta rrahë edhe Bajernin. Ne duam që me fitoren tonë të udhëtojmë në Munih, më së miri duke mos marrë asnjë gol. Pastaj gjithçka mund të pritet”.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











