Sport
Shaqiri në Bajern, punë pothuaj e kryer
„Kjo është më së e vertetë", thotë një person shumë afërt i Xherdan Shaqirit, i cili dëshiron të mbetet anonim
Spekulimeve të shumta rreth transferimit të Xherdan Shaqirit në një klub tjetër duket se u ka ardhur fundi. Ai tashme është regjistruar në listën e futbollistëve të Bajern Munihut. Xherdani së shpejti do të kalojë në Bundesligë. „Kjo është më së e vertetë”, thotë një person shumë afërt i Xherdan Shaqirit, i cili megjithatë dëshiron të mbetet anonim.
„Xherdani pas lojës miqësore kundër Delemontit që ka zhvilluar javën e kaluar me Baselin, ka shkuar në Gjermani për t’i bërë testet mjekësore të parashtruara nga klubi gjerman, Bajern Munih, tregon burimi ynë. Dhe paraprakisht ka nënshkruar një parakontratë, detajet e së cilës nuk dihen. Ndërkohë që menaxheri i tij, vëllai Erdin Shaqiri, nuk është në disponim të medieve edhe pas dhjetëra përpjekjeve për ta marrë në telefon.
„Marrëveshja gjithsesi është arritur dhe Xherdani është shumë i lumtur për këtë”, siguron burimi ynë.
Lajmin tonë e konfirmojnë edhe
media të shumta që shkruajnë se Xherdan Shaqiri është shumë afër kalimit në njërën ndër ligat më të forta të Evropës.
Udhëheqësit e klubit më të madh gjerman, Bayern Münich sinjalizojnë se në afatin veror Xherdani Shaqiri do të kalojë në Alianz Arena të Munihut. Këtë javë pritet të nënshkruhet kontrata nga e cila ekipi i Shaqirit FC Basel mund të përfitojë 10 deri në 12 milionë euro apo deri në 14 milionë franga zvicerane, njofton mediumi gjerman kicker.de.
Shaqiri është një mesfushor ekselent që luan me këmbë të majtë, i cili para pak ditësh ka refuzuar një ofertë të majme prej Galatasarajit. Kurse më 22 shkurt ai do të përballet në ligën e kampionëve, në te tetën e finalë me Baselin kundër Bajernit.
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











