Sport
Arjeta Krasniqi, në mes kombëtares shqiptare dhe modelimit në Gjermani
“Jam futbolliste edhe pse nuk dukem si e tillë”, thotë futbollistja, e cila dëshiron që Shqipërinë ta bëjë skuadrën më të fortë në Ballkan
Futbollistet e kombëtares shqiptare për femra, janë fare të reja në fushë. Skuadra e tyre është formujar vetëm para një viti, dhe, në dy ndeshjet e deritashme ato kanë shënuar dy fitore, kundër Maqedonisë, me rezultatin një me zero, si vendëse dhe 4 me 1 si mysafire.
Kjo na bën të fortë. Ne tashmë kemi mbështejen dhe vetëbesimin e nevojshëm. Ndeshja e ardhshme për kombëtaren, lirisht mund të vijë”, thotë Arjeta Krasniqi.
Kjo vajzë 22 vjeçare është lojtare mesfushore në kombëtaren e Shqipërisë ndërkohë që në Gjermani luan në Ligën e katërt për skuadrën DJK St.Hubert. Krasniqi jeton në Gjermani që nga mosha 3 vjeçare, kur familjarët e saj kishin kërkuar këtu strehim si refugjatë. Aktualisht Arjeta është duke kryer një kualifikim për ndihmëse të dentistit. Këtu ajo e ndjen veten në shtëpi të sajën. Shqipen mezi e flet.
Në fitoren me rezultat 4:1 në Maqedoni, Arjeta kishte ndeshjen e saj debutuese. Një mik i babait të saj ia kiushte rekomanduar atë trajnerit nacional, Altin Rrakllit. Ish profesionisti Shqipërisë dhe i Gjermanisë, i cili veç tjerash kishte luajtur për Hertha BSC Berlinin, ka mbrojtur 63 herë ngjyrat e kombëtares së Shqipërisë, shkruan spox.com.
Pas kthimit në Shqipëri, Rraklli iu kushtua futbollit të femrave. Ai themeloi skuadrën Tirana AS, me të cilën fiutoi në një turnir testues edhe titullin e kampionit në sezonin 2009-2010. Sot, në ligën e femrave luajnë tetë skuadra, në mesin e të cilave Rraklli hulumton me përkushtim talentet e reja. Vitin e kaluar ai u bë edhe trajner i kombëtares.
Fillimi i suksesshëm, shto këtu edhe fondet mbështetëse nga FIFA dhe UEFA për ngritjen e futbollit të femrave, përcaktojnë edhe planet e ish futbollistit tashmë 41 vjeçar. Rraklli ka hulumtuar shumë futbolliste shqiptare jashtë vendit dhe ka gjetur. Në Norvegji, në Suedi dhe këtu, në Niederrhein të Gjermanisë.
“Trajneri është një super tip dhe tepër cool. Shumë i butë, por njëkohësisht edhe shumë i disiplinuar dhe profesional. Është i tillë që e di saktësisht çfarë dëshiron dhe që i njeh mirë kufijtë në mes të shakasë dhe punës”, thotë Arjeta, e cila, paralelisht punon edhe si modeliste.
“Jam futbolliste edhe pse nuk dukem si e tillë”, shkruan në kartën e saj. “Kështu mbaj kondicionin”, thotë ajo. “I gëzohem që tash ndeshjes së ardhshme për kombëtaren”, shton Arjeta. Dhe kjo duhet të jetë diku në fillim të vitit . Ka mundësi që kundërshtare do të jetë Greqia.
“Ne duam që të bëhemi skuadra më e fortë në Ballkan”, thotë shqiptarja ambicioze.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










