Feja
Xhamia e Gebenstorfit hedh poshtë akuzat: Imami nuk është shkarkuar për radikalizëm
Interpretimet e mediave zvicrane, të cilat aludonin në lidhjet e imamit aktual me njerëz që njihen si imamë radikalë në Shkup, kryesia e xhamisë i ka cilësuar si keqinterpretime
Gjatë javës së kaluar, gjegjësisht më 31 gusht, disa media zvicrane, kanë raportuar se në xhaminë e Gebenstorfit (AG), e frekuentuar nga shqiptarët, ka ndodhur një përleshje masive, e cila është shkaktuar si rezultat i një vendimi të kryesisë së xhamisë, për t`ia ndërprerë marrëdhënien e punës imamit të xhamisë.
Nënkryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare të këtij lokaliteti, Mursel Ibraimov, ka thënë për mediet zvicerane se sherri ka ndodhur pasi që kryesia e kishte pushuar nga puna imamin e xhamisë. “Pas fjalimit përshëndetës të imamit, u ngritën përkrahësit e tij dhe na sulmuan fizikisht”, ka thënë Ibraimi.
Megjithatë, këto ditë kryesia e xhamisë së Gebenstorfit (AG), ka dalë me një komunikatë lidhur me rastin e ndodhur në xhaminë e tyre, me ç`rast deklarohen se janë të përkushtuar për zgjidhjen e problemeve përmes dialogut, duke bërë të ditur se dhuna nuk është rruga për të zgjidhur problemet.
Njoftohet gjithashtu që xhamia i ka suspenduar nga anëtarësia dhe ua ka ndaluar vizitën e xhamisë, në 12 muajt e ardhshëm, personave që kanë inicuar dhe kanë marrë pjesë në incidentin e shkaktuar, dy javë më parë.
Interpretimet e mediave zvicrane, të cilat aludonin në lidhjet e imamit aktual me njerëz që njihen si imamë radikalë në Shkup, kryesia e xhamisë i ka cilësuar si keqinterpretime. „Prej keqkuptimeve dhe stresit emocional, mediave u është dhënë informacion i gabuar lidhur me radikalizmin e Imamit“ – thuhet në deklaratën e Kryesisë.
„Imami aktual e ka refuzuar ofertën tonë për të punuar 100 për qind të xhami, për shkaqe personale. Imami do të vazhdojë të mbetet anëtar i xhamisë dhe në çdo kohë ka të drejtë ta vizitojë xhaminë“- thuhet mes tjerash në deklaratën për media.
Xhemati i Gebenstorfit (AG), është në pritje të një imami të ri, i cili duhet ta udhëheqë atë në vitet që pasojnë. Ndryshe, Kryesia e xhamisë është zotuar se po punon në këtë drejtim, duke potencuar se kushti kryesor i imamit të ardhshëm, do të jetë njohja e gjuhës gjermane përmes së cilës, do të prezantojë xhaminë në rrafshin e dialogut ndërfetar në vend, thuhet në komunikatën për mediat.
Komunikata në fjalë, mban nënshkrimet e të gjithë anëtarëve të kryesisë së xhamisë, përfshirë këtu edhe nënkryetarin Mursel Ibraimov, i cili ishte cituar nga mendiat vendore.
Jo zyrtarisht, albinfo.ch mëson se zënka e para dy javëve, ka ndodhur si rezultat i një mosmarëveshjeje familjare, personat e së cilës, kishin gjetur vendin dhe mënyrën e gabuar për të zgjidhur problemet e tyre.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











