Feja

Ambasada e Kosovës në Bernë ua uron besimtarëve Kurban Bajramin

Për Festën e Kurban Bajramit, Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë, qytetarëve të Republikës së Kosovës, besimtarëve të fesë islame që jetojnë dhe veprojnë në Konfederatën e Zvicrës dhe Principatën e Lihtenshtajnit, u shpreh urimet më të mira.

Kurban Bajrami është një festë e shenjtë, ku përmes veprimeve dhe akteve të sakrificës dhe solidaritetit, bëhen dhurata për më të varfërit.

Urojmë që me veprimet solidare dhe tolerancë e mirëkuptim, të vazhdoni ta rrisni besimin dhe dashurinë mes vete dhe brenda asaj shoqërie ku jetoni si dhe për Shtetin e Kosovës – një shtet shembull harmonie midis përkatësive të ndryshme etnike dhe fetare.

 

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë