Shkurt.ch
Banka Nacionale e Zvicrës,13 miliardë franga fitim
Sipas njoftimit të bërë nga kjo bankë, çmimi i rritur i arit dhe pozicioni i mirë valutor janë meritore për këtë fitim
Pavarësisht krizës monetare, për vitin fiskal 2011, Banka Nacionale (SNB), pret realizimin në fitimi prej 13 miliardë frangash. Një bilanc pozitiv vjen për shkak të çmimit të lartë të arit dhe nga përfitimet me shitblerjen e devizave.
Nga vlerësimi që i bëhet rezervave të arit, Banka Nacionale ka raportuar të premten se ka fituar 5 miliardë franga.
Në pozicionin valutor rezulton te ketë fituar rreth 8 miliardë franga shtesë.
Për shkak të realizimit të lartë në fitim, Banka Nacionale e Zvicrës, një miliard franga do t’i ndajë për qeverinë dhe kantonet.
Për këtë ishte arritur një marrëveshje ndërmjet Bankes Nacionale dhe Departamenti Federal i Financave (FDF).
Më parë, Banka Nacionale kishte frikë se nuk do të mund ta realizonte një marrëveshje të tillë për shkak të humbejeve. Shumë drejtorë kantonal të financave kanë vlerësuar se shpërndarja buxhetore është e vogël nga Banka Nacionale Nga SNB, kantonit të Bernës nga 200 milionë franga i është reduktuar buxheti në 84 milionë franga.
Një e treta e buxhetit shkon për qeverinë federale, dy të tretat për kantonet..
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa












