Shkurt.ch
Zvicra dërgon tre helikopterë për shuarjen e zjarreve në Portugali
Së bashku me helikopterët, në Portugali dërgohet edhe personeli përkatës, prej 30 ushtarakësh
Zvicra do të dërgojë tre helikopterë ushtarakë të tipit “Superpuma” për të ndihmuar në fikjen e zjarreve që kanë kapluar Portugalinë, shkruan srf.ch. Një vendim për këtë e ka miratuar Këshilli Federal, i cili ka vendosur që së bashku me helikopterët, në Portugali të dërgohet edhe personeli përkatës, prej 30 ushtarakësh.
Helikopterët do të angazhohen në shuarjen e zjarreve në afërsi të qytetit Monte Real rreth 100 kilometra në veri të Lisbonës.
Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim DEZA, krahas kësaj, në Portugali do të dërgojë edhe katër specialistë, transmeton albinfo.ch. Ky grup do të mbështesë ushtarakët dhe do të sigurojë bashkëpunimin me forcat portugeze të ndërhyrjes.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













