Shkurt.ch
Nuk ka azil për dezertorët
Azilkërkuesit do të kenë të drejtë që kërkesën e tyre për azil ta bëjnë vetëm në kufijtë e Zvicrës dhe jo në ambasada
Këshilli i Kantoneve është shprehur në mbledhjen e djeshme për ashpërsimin e ligjit mbi azilin. Pika që synohet të ashpërsohet më shumë është shkurtimi i procedurës së azilit. Po kështu, azilkërkuesit do të kenë të drejtë që kërkesën e tyre për azil ta bëjnë vetëm në kufijtë e Zvicrës. Kërkimi i azilit në ambasadat e Zvicrës në botë, sipas këshillit në fjalë, duhet të ndalohet.
Ashpërsim duhet të ketë po ashtu në rastet e azilkërkuesve të ikur nga shërbimi ushtarak në vendet e tyre. Të gjithë ata që kërkesën e azilit e mbështesin në këtë bazë, do të refuzohen.
Revizioni i ligjit mbi azilin është miratuar me 14 vota pro, 16 të përmbajtura dhe me 4 kundër.
Po kështu, ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga,në përpjekje për ashpërsimin e procedurës së azilit ka shpallur tashmë propozimin që deri në fund të vitit 2012, të hapen të ashtuquajturat qendrat e procedurave, në nivel vendi. Procedura, sipas ministres, do të zgjasë më së gjati deri 120 ditë (nga rreth 1500 sa zgjat sot).
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









