E-Diaspora
Shkolla Verore , mundësi për të rinjtë nga diaspora për të njohur më shumë Kosovën
Shkolla Verore është një mundësi e jashtëzakonshme që të rinjtë nga diaspora të mblidhen së bashku nga vende të ndryshme të botës për të shkëmbyer eksperiencat e tyre si dhe të mësojnë për gjuhën, historinë dhe trashëgiminë kulturore-shqiptare
Shkolla Verore e Diasporës do të vazhdojë edhe këtë vit me të rinjtë nga diaspora, që do të mbahet nga 30 korrikut deri më 4 gusht, njofton faqja e saj zyrtare në “Facebook”, përcjell albinfo.ch.
Përmes kësaj shkolle të rinjtë mund të mësojnë dhe të shkëmbejnë kulturë, zakone e tradita të ndryshme, por edhe të shëtitin në vende historike e kulturore të Kosovës.
“Shkolla Verore është një mundësi e jashtëzakonshme që të rinjtë nga diaspora të mblidhen së bashku nga vende të ndryshme të botës për të shkëmbyer eksperiencat e tyre si dhe të mësojnë për gjuhën, historinë dhe trashëgiminë kulturore-shqiptare”, thuhet në njoftim.
Shkolla Verore organizohet nga 30 korriku deri më 4 gusht 2017!
Në edicionin e kaluar kishin marrë pjesë rreth 40 të rinj të moshave 12-16 vjeçare, me origjine kosovare, por që jetojnë dhe veprojnë anembanë diasporës.
Te gjithë të interesuarit mund te aplikojnë përmes linkut të poshtëshënuar: https://goo.gl/forms/eoGZV59hluOfijty1
Për më shumë informata klikoni në linkun e faqes zyrtare:
https://sites.google.com/site/shkollaveroreperdiasporen/
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit30 Korrik 2017
- Ora01:00
- Data e përfundimit3 Gusht 2017 - 1:00
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










