Lajme
Pagat mesatare në vendet e Ballkanit
Për një muaj sllovenët mesatarisht fitojnë 1.030 euro, ose dy herë më shumë se qytetarët e Malit të Zi, që sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave, mesatarja është 512 euro.
Në vendin e dytë është Kroacia, me një pagë mesatare prej 750 eurosh.
Interesante, statistikat tregojnë se në Kroaci njerëzit me arsim të lartë kanë një pagë 23 për qind më të lartë se mesatarja, dhe 50 për qind më të lartë se njerëzit me arsim të mesëm. Doktorët kanë mesatarisht paga 102 për qind më të larta se personat me arsim të mesëm, të ardhurat e të cilëve janë 18 për qind më të ulëta se mesatarja.
Vendi i tretë i takon Malit të Zi, i cili vitin e kaluar shënoi një rritje të ndjeshme të të ardhurave mesatare. Për shembull, paga mesatare në vitin 2006 ishte vetëm 282 euro, ndërsa sipas Institutit të Statistikave, në prill 2017 arriti në 512 euro. Pra, pagat janë dyfishuar dhe nga muaji në muaj kanë shënuar rritje.
Pas Malit të Zi është Bosnja, Serbia dhe Maqedonia. Në Bosnjë e Hercegovinë qytetarët mesatarisht fitojnë më shumë se 430 euro. Paga mesatare në Bosnjë, sipas Agjencisë për Statistika të këtij vendi, është nominalisht me 0.2 për qind në krahasim me muajin dhjetor të vitit të kaluar, dhe ishte më e lartë për 1.4 për qind në krahasim me muajin mars 2016. Në vendin e pestë të pagave neto mesatare është Serbia, ku paga mesatare është 405 euro.
Në fund të listës është Maqedonia, ku paga mesatare është 370 euro.
Në prill 2017 paga mesatare neto në Mal të Zi ka shënuar një rritje prej 0.8 për qind në krahasim me muajin mars 2017. Paga mesatare në prill, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar u rrit me 2.6 për qind, ndërsa në krahasim me pagën mesatare neto në vitin 2016 u rrit edhe me 2.6 për qind.
Ndërsa paga neto mesatare në Kosovë për sektorin publik është mbi 400 euro në muaj, derisa, sipas të dhënave të organizatave ekonomike në sektorin privat, paga mesatare është rreth 349 euro.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten











