CH-Ballkani
Mavraj: “Në vend se të blej një “rolex” për vete, ndërtoj një shtëpi për të varfrit”
Në një rrëfim për ‘Bild.de’, Mavraj tregon se si nuk ka udhëtuar me shokët e skuadrës për pushime luksoze, por ndihmon njerëzit që kanë nevojë në Shqipëri
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj është njëri më të dalluarit te kuqezinjtë për shumë arsye.
Në një rrëfim për ‘Bild.de’, Mavraj tregon se si nuk ka udhëtuar me shokët e skuadrës për pushime luksoze, por ndihmon njerëzit që kanë nevojë në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Ai është shumë i brengosur që ende ka njerëz që luftojnë për bukë, derisa jetojnë në kushte të mjerueshme. “Që dy vjet udhëheq një organizatë bamirësie për njerëzit që kanë nevojë. Ne ndihmojmë fëmijët në edukim, kujdesemi për të moshuarit, për të sëmurit, ndihmojmë me shtëpitë dhe këso gjëra”, ka treguar Mavraj për mediumin gjerman.
Mavraj thotë se kështu motivohet, derisa edhe më herët është munduar që t’i ndihmojë njerëzit që jetojnë në rrugë.
Ai bën edhe një krahasim të thjeshtë. “Unë mund të blej një Rolex në Gjermani ose të ndërtoj një shtëpi në Shqipëri për një familje me shtatë persona. Tani kam privilegjin që të fitoj shumë para duke luajtur futboll. Përveç kësaj, kisha mundësinë të njihja shumë njerëz të rëndësishëm dhe me influencë. Unë dua të shfrytëzoj këtë rrjet, ta përdor siç duhet dhe të bëj gjëra të mira”, ka theksuar ndër të tjera mbrojtësi shqiptar.
Mavraj ka thënë se merr shumë falënderime, derisa ka parë shumë raste të rënda, me fëmijët të sëmurë që flejnë në beton, kurse ka shtuar se do të vjen në Kosovë për të vizituar nënën e tij.
E-Diaspora
-
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë Shpresa Jusufit vlerësohet me çmim prestigjioz... -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi













