CH-Ballkani
Qeveria Gjermane: Në Kosovë po rritet ndikimi i ekstremizmit islamik nga Arabia Saudite
Sipas Qeverisë Gjermane organizatat misionare të Arabisë Saudite janë aktive në Kosovë. Ato po përhapin interpretimin vahabist të islamit që përfaqësohet nga Arabia Saudite, përmes dërgimit në Kosovë të predikuesve

Qeveria Federale e Gjermanisë ka tërhequr vërejtjen mbi rritjen e ndikimit të islamizmit fundamentalist që vjen nga Arabia Saudite dhe shtetet tjera të Gjirit Persik. Kështu shkruan gazeta “Die Welt” në botimin e sotëm, duke iu referuar përgjigjes që Qeveria i ka dhënë një pyetjeje të bërë në parlament nga deputetja Sevim Dagdelen e partisë “Die Linke” (Partia e të majtës). Politikania në fjalë (me prejardhje turke) e quan Kosovën “Qendër të terrorit në regjion”.
Partia që përfaqëson ajo, duhet përkujtuar, është edhe kundër pavarësisë së Kosovës. Dagdelen ka kritikuar me këtë rast shtetin gjerman. Sipas saj “është skandaloze që falë pranisë së ushtarëve gjermanë, predikuesit sauditë të dhunës dhe urrejtjes po e ndërtojnë të papenguar bazën e tyre”.
Sipas Qeverisë Gjermane organizatat misionare të Arabisë Saudite janë aktive në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Ato po përhapin interpretimin vahabist të islamit që përfaqësohet nga Arabia Saudite, përmes dërgimit në Kosovë të predikuesve.
Krahas kësaj konstatohet edhe një angazhim i vazhdueshëm në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) i donatorëve arabë, si individëve ashtu dhe organizatave joqeveritare ashtu dhe institucioneve shtetërore dhe gjysmështetërore.
Në shumë vende me popullatë myslimane ka prej kohësh ankesa mbi rritjen e ndikimit të Arabisë Saudite dhe shteteve tjera të gjirit. Në mes tjerash, ankesa të tilla ka edhe nga shteti me më së shumti banorë myslimanë, Indonezia.
Më tutje gazeta shkruan edhe për rritjen e ndikimit turk në gjithë Ballkanin Perëndimor, që vihet në lidhje me forcimin e Erdoganit në kreun e Turqisë, përcjell albinfo.ch. Politika e “neootomanizmit” e udhëhequr nga ish ministri i jashtëm dhe pastaj ish kryeministri Davutoglu është përgjegjëse për këtë rritje ndikimi që po vihet re që nga viti 2002, kur ka ardhur në fuqi partia AKP e Erdoganit, thuhet veç tjerash në artikull.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën Si është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë?...
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
-
Alban Dervishi, shqiptari që udhëheq një nga anijet më të fuqishme të SHBA-së
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj