Sport
Shaqiri, futbollisti më i mirë i muajit në Zvicër
Çmimi shkon për talentet e reja të FC Basel, skuadër e cila ka nxjerrë Shaqirin, si talentin më të madh të të gjitha kohëve
Pas shpalljes futbollist i vitit i Zvicrës, pas konfirmimit të tij si lojtar pa konkurrencë në këtë vend, nuk pushojnë vlerësimet për Shaqirin “urraganin” ose “xhuxhin magjik”, siç e quajnë me përkëdheli mediet zvicerane Xherdan Shaqirin.
Lexuesit e gazetës “Blick”, e cila ka tirazhin më të madh në Zvicër, kanë vlerësuar atë me titullin Futbollist i muajit, duke i dhënë 3207 vota ose gjithsej 32 për qind të tyre. Në konkurrencë për këtë titulla kanë qenë edhe David Zibung, që ka zënë vendin e dytë me 21.91%, Yann Sommer (3) me 17.51%, Die (4) 16.85% dhe Uche (5) 11.64%.
Bashkë me titullin, me këtë rast në emër të Shaqirit, klubi të cilin ai e përfaqëson, FC Basel, merr edhe një çmim simbolik në të holla prej 2000 frangash. Kjo shumë të hollash i dhurohet ekipit të juniorëve të klubit. “Është një gjë e mrekullueshme. Nga njëra anë për mua, e nga ana tjetër për talentet të cilat FC Baseli i sjell gjithmonë në sipërfaqe”, ka thënë Shaqiri për blick.ch.
Ndërsa vetë gazeta, si talentin më të madh të të gjitha kohëve që ka sjellë kjo skuadër e vlerëson pikërisht Shaqirin. Ky i fundit, sipas saj, tashmë është bërë idhull për shumë të rinj. Dy golat në ndeshjet e fundit kundër FCZ dhe GC e kanë ndihmuar atë të fitonte titullin e futbollistit të juajit, ndërsa edhe në ndeshjen kundër Benfica-s, ndonëse nuk shënoi, ishte sulmuesi më i rrezikshëm . “Kërkesat për mua po rriten. Unë po përpiqem t`i përmbush ato, edhe në nivelin ndërkombëtar.
I pyetur rreth asaj se është vlerësuar me 17 milionë franga, Shaqiri thotë se vetëm ka buzëqeshur kur e ka lexuar lajmin për këtë çmim. “Por në fakt nuk luan rol. Po të ndërroj një ditë klubin, këtë duhet ta bëj në të mirë të klubit dhe timen”.
Natyrisht, unë ëndërroj për një top-klub të madh. Të shohim. Mbase me FC Basel-in do të arrijmë në të tetën e finales së Kupës së kampionëve. Shumë klube nuk do të mund të më ofronin një gjë të tillë”.
Nga një janari fillon “sezoni i gjahut”, pra koha e transferove në futboll. Të presim dhe t¨shohim kush do “ta gjuajë” Shaqirin dhe me çfarë çmimi!
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











