CH-Ballkani
Paraburgosen huliganët që sulmuan Ziadin Selën
Ata (babë e birë) akuzohen për tentim-vrasje ndaj deputetit shqiptar, me datën 27 prill, kur qindra huliganë hynë dhunshëm në Parlamentin e Maqedonisë dhe sulmuan ligjvënësit
Gjykata Penale në Shkup ua ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, dy huliganëve maqedonasve, babë e birë, që sulmuan deputetin shqiptar Ziadin Sela. Ata akuzohen për tentim-vrasje ndaj deputetit shqiptar, me datën 27 prill, kur qindra huliganë hynë dhunshëm në Parlamentin e Maqedonisë dhe sulmuan ligjvënësit.
Sipas mediave lokale ne Maqedoni, të dyshuarit Kire Gjorgjievskin dhe babai i tij, janë në burgun hetues. Ata fillimisht ishin nën hetime si “pjesëmarrës në turmë”, ndërsa tani, Prokuroria Themelore Publike e ndërroi vendimin duke i akuzuar për “tentim-vrasje”.
“Prokurori miratoi urdhrin për zbatimin e procedurës hetuese kundër dy personave për veprën penale tentim për vrasje. Njëherësh, sipas vlerësimit të Prokurorisë Publike, kundër të dyshuarve është e domosdoshme të shqiptohet masa për sigurimin e tyre, për çka prokurori publik deri te gjykatësi në procedurë paraprake parashtroi Propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit, meqë ekzistojnë të gjitha bazat ligjore për atë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Ministria e Brendshme ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin Kire Gjorgjievski, i cili ne incizimet e dala nga 27 prilli shihet qartë duke tërhequr zvarrë deputetin Ziadin Sela. Bashkë me të është arrestuar edhe babai i tij Çejo Gjorgjievski i përfshirë edhe ai në këtë ngjarje.
Nga bastisja që ka kryer MPB në shtëpinë e tyre janë gjetur akoma rrobat me gjak nga nata e dhunshme e 27 prillit, këpucët me njolla gjaku të asaj mbrëmje dhe 3 celularë ku shpresohet në to të gjenden biseda të mundshme telefonike. Të gjitha këto janë konfiskuar si prova materiale.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










