CH-Ballkani
Edhe burrat kërkojnë pushimin e lehonisë
Sipas ligjit aktual, babai i fëmijës ka të drejtë dy ditë pushim me pagesë me rastin e lindjes së fëmijës, kurse dy javë pushim pa pagesë pas lindjes së fëmijës, ose adoptimit të tij
Nënat kanë pushim deri në 12 muaj kur lindin, megjithatë tashmë janë edhe baballarët që kërkojnë të kenë më shumë pushim.
Me Ligjin aktual në Kosovë, pushimi i lehonisë zgjat 12 muaj; 6 muajt e parë i paguan punëdhënësi në kompensim prej 70 për qind të pagës bazë; 3 muajt vijues i paguan Qeveria e Kosovës, në bazë të pagës mesatare në Kosovë, ndërsa 3 muajt e fundit janë pa pagesë.
Sipas ligjit aktual, babai i fëmijës ka të drejtë dy ditë pushim me pagesë me rastin e lindjes së fëmijës, kurse dy javë pushim pa pagesë pas lindjes së fëmijës, ose adoptimit të tij, raporton “Evropa e Lirë”
Një organizatë joqeveritare në Kosovë ka propozuar që pas lindjes së fëmijës të ketë edhe pushim prindëror, që nënkupton pushim të nënave, por edhe baballarëve. Ajete Kërçeli, nga Instituti “ Demokracia për Zhvillim” këtë pushim e konsideron të domosdoshëm, meqë, thotë ajo, do të ketë ndikim pozitiv në arritjen e barazisë gjinore, përcjell albinfo.ch.
Ligji i punës ka hyrë në fuqi në fund të vitit 2010. Ky ligj sipas , përfaqësuesve që merren me të drejtat e punëtorëve, zbatohet në sektorin publik, por jo edhe në atë privat, ku numri i të punësuarave është më i madh.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












