CH-Ballkani
Rregullat për Ishullin e Sazanit
Ky ishull do të jetë për herë të parë i hapur për vizitorë, derisa nga mediat ndërkombëtare është përshkruar si misterioz, pasi ende nuk dihet saktësisht se çka ka në të, pse nuk jetojnë njerëzit, çfarë armë ka pasur, ndërtesat e saj e shumëçka tjetër
Nëse dëshironi të vizitoni Ishullin e Sazanit, që është përshkruar si misterioz, duke ndjekur disa rregulla, që janë bërë të ditura nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, njofton albinfo.ch.
Ky ishull do të jetë për herë të parë i hapur për vizitorë, derisa nga mediat ndërkombëtare është përshkruar si misterioz, pasi ende nuk dihet saktësisht se çka ka në të, pse nuk jetojnë njerëzit, çfarë armë ka pasur, ndërtesat e saj e shumëçka tjetër.
Ishulli do të jetë i hapur për vizitorët nga maji deri në tetor 2017, brenda orarit 08:00 – 19:00. Gjatë vizitave, turistët duhet të jenë gjithmonë të shoqëruar dhe nuk mund të dalin jashtë hapësirave të lejuara nga Ministria e Mbrojtjes. Operatorët turistikë që organizojnë ture ditore duhet të venë në dispozicion të grupeve turistike një person të ngarkuar për shoqërimin e tyre, bëjnë të ditura mediat shqiptare.
Në Ishullin e Sazanit ndalohen:
Ndërtimet e reja, si edhe punimet publike ose private;
Qarkullimi dhe qëndrimi i mjeteve motorike jashtë vendeve të parashikuara për këtë qëllim, me përjashtim të mjeteve të shërbimit dhe të sigurisë;
Veprimtaritë tregtare që me përjashtim të atyre që sigurojnë mbrojtjen dhe promovimin e Ishullit të Sazanit;
Aktivitetet e zhytjeve, me përjashtim të zonave të lejuara për këtë qëllim.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









