Feja
Kundër ekstremizmit dhe fanatizmit fetar të dëmshëm në emër të Islamit
Në këtë seminar morën pjesë 56 të rinj dhe aktivistë nga xhamia e Aarburgut, Langenthalit, Grenchenit, Lenzburgut dhe nga dy xhamitë e Reinachut
Viteve të fundit në fokus të mediave vendase dhe ndërkombëtare, është tema e radikalizmit të rinjve myslimanë në Zvicër dhe kalimi i tyre në rajonet e luftës si në Siri ashtu edhe në Irak. Në të kaluarën janë shënuar disa raste, kur persona me vendqëndrim në Zvicër, kanë ikur në Lindjen e Mesme për të luftuar krah organizatave të ndryshme, disa prej të cilave janë cilësuar si organizata terroriste.
Shumë bashkësi dhe organizata të myslimanëve në Zvicër, kanë ngritur zërin kundër radikalizmit dhe ekstremizmit, i cili dukshëm ka ndikuar dhe në imazhin e myslimaneve në Zvicër dhe më gjerë. Unioni i Imamëve Shqiptarë, përveçse ka dënuar ashpër këtë praktikë të disa individëve, përfaqësuesit e saj, shpesh herë janë paraqitur dhe me hapa konkretë, drejt vetëdijesimit të imamëve që veprojnë në radhët e tyre dhe myslimaneve që ata përfaqësojnë.
Kësaj radhe, në vikendin që lëmë pas, Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër, në kuadër të organizimit të seminareve për të rinjtë myslimanë shqiptarë, ka shënuar dhe një aktivitet nën moton “Jo ekstremizmit dhe fanatizmit fetar të dëmshëm në emër të Islamit”, të organizuar në lokalet e “Xhaminë së Bardhë” në Aarburg të kantonit Aargau.
Në këtë seminar morën pjesë 56 të rinj dhe aktivistë nga xhamia e Aarburgut, Langenthalit, Grenchenit, Lenzburgut dhe nga dy xhamitë e Reinachut.
Për këtë rast UISHZ angazhoi dy imamë nga radhët e saj, të cilët njohin mirë realitetin e kësaj dukurie. Mr. Rejhan Neziri nga Kreuzlingeni ka ligjëruar në gjuhën gjermane, me temën “Radikalizimi i të rinjve myslimanë – procesi dhe sfidat”. Ndërsa dr. Bashkim Aliu, imam nga xhamia e Wetzikonit, u është drejtuar të pranishmëve në gjuhën shqipe, me temën “Ekstremizmi, shkaqet dhe evitimi. Një qasje nga këndvështrimi islam”
Nehat Ismaili, kryetar i Unionit të Imamëve Shqiptarë, për albinfo.ch deklaroi: “Përmes organizimit të seminareve me të rinjtë, UISHZ synon të ngrejë vetëdijen e kësaj grup-moshe nga rreziqet e ekstremizmit dhe fanatizmit fetar, i dëmshëm në rend të parë për vet myslimanët, por edhe për mbarë shoqërinë.”
„Vazhdimi i aktiviteteve tona në këtë fushë, është dhe një argument shtesë, se UISHZ, punon në jetësimin e Deklaratës së Bernës, të nënshkruar në prani të përfaqësuesve shtetërorë në kryeqytetin e vendit“ – u shpreh Ismaili.
„Pyetjet dhe diskutimet nga të pranishmit, e bënë këtë seminar edhe më të begatë“, u shpreh Rejhan Neziri, njëri nga ligjëruesit. Ky aktivitet do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në tri pika vendtakimi, me të cilat synohet mbulimi i të gjitha qendrave Islame, të cilat gravitojnë në kantone të ndryshme në mbarë Zvicrën.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci Një mbrëmje e mbushur me emocion, muzikë dhe energji bashkoi publikun në Hamburg... -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Nga 1 qershori, aviokompanitë përfitojnë deri në 6 euro për çdo mërgimtar që sjellin në Kosovë -
Poloni
Pianistja kosovare Lule Elezi mban recital në Pallatin mbi Ujë në Varshavë -
Si mund të mësojë Tirana nga përvoja e Zvicrës në menaxhimin e ujërave të ndotura dhe atyre atmosferike?
Jeta në Austri
-
Austria planifikon një rritje vjetore prej 100 milion € për shërbimet e kujdesit Austria planifikon investime të reja në shërbimet e kujdesit, programet e varfërisë së fëmijëve dhe përfshirjen... -
Austri: Humb jetën një 23-vjeçar nga Tetova, trupi i është gjetur në liqenin Faaker -
Në Vjenë hapet ekspozita “Atdheu në mendjen time” me punimet e nxënësve shqiptarë -
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë















