CH-Ballkani
200 shtëpi të ndërtuara nga Shoqata Humanitare “Feniksi”
Kjo Shoqatë ka ndërtuar 200 shtëpi për rastet sociale në Kosovë, e fundit ishte në Ivajë të Kaçanikut për një familje pesë anëtarëshe. Shtëpia e re në fshatin Ivajë u mundësia fal donacionit të grumbulluar nga mërgimtarët në Gjermani
Shoqata Humanitare “Feniksi” vazhdon të ndihmojë familjet me nevojë në Kosovë, duke ndërtuar shtëpi. Kjo Shoqatë ka ndërtuar 200 shtëpi për rastet sociale në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Vetëm në Komunën e Kaçanikut kanë ndërtuar 47 shtëpi. “Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi gjatë një takimi me përfaqësuesit e Shoqatës “Feniks” tha se rastet sociale edhe më tutje mbeten prioritet i Komunës së Kaçanikut, ndërsa shtoi se për secilën shtëpi të ndërtuar deri më tani komuna ka ndarë nga një shumë të caktuar të mjeteve. Kryetari përgëzoi përfaqësuesit e kësaj organizate për vullnetin e tyre për ndihmë rasteve sociale. Gjatë këtij takimi ishte i pranishëm edhe simboli i rezistencës kombëtare baca Adem Demaçi”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kaçanikut.
Siç raporton edhe televizioni publik i Kosovës, shtëpia e fundit është ndërtuar për familjen e Naser Lutës në Ivajë të Kaçanikut. Kryefamiljare ka falënderuar shoqatën për ndihmën e jashtëzakonshme.
Milaim Jashari, kryetar i Shoqatës “Feniks”, ka thënë se është gëzim i madh që kanë ndërtuar 200 shtëpi. “Sot është një jubile i madh një gëzim i madh që kemi ardhur deri tek ndërtimi i 200 shtëpi. Kjo kënaqësi më e madhja është nga ky popull sepse ky popull na e ka mundësuar që për të ardhur deri tek familja e 200”, ka thënë ai.
Shtëpia e re në fshatin Ivajë u mundësia fal donacionit të grumbulluar nga mërgimtarët në Gjermani.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











