Sport
Urime ditëlindja e 20, Shaq`!
Xherdan Shaqiri sot, mbush 20 vjet. Festa e ditëlindjes duhet të presë. Më parë ai me kombëtaren duhet të luajë ndeshjen kundër Malit të Zi
Futbollisti aktualisht më i vlerësuar i Zvicrës, Xherdasn Shaqiri ka sot ditëlindjen e njëzetë. Ka qenë pikërisht 10 tetori i vitit 1991 kur futbollisti i ardhshëm është lindur në Gjilan të Kosovës. Vetëm një vit më vonë, prindërit e Xherdanit me Arianitin dhe Erdinin vijnë në Zvicër ku vendosen në Baselland të Zvicrës. Këtu, para 11 vitesh lind edhe motra, Medina.
Ndonëse ditëlindjen e ka sot, festimi i saj duhet të presë. Xherdani është shumë i zënë me përgatitjet për ndeshjen kundër Malit të Zi që skuadra zvicerane e luan të martën.
20minutenonline.ch përcjell urimet e miqve dhe kolegëve nga kombëtarja zvicerane për Shaqirin. Urimi i bashkëlojtarit të tij nga FC Basel dhe nga kombëtarja Fabian Frei është që “Xherdani të gëzojë shëndet të mirë dhe shumë fat në vendimet që ai me siguri duhet t`i marrë së shpejti”.
Ndërsa Granit Xhaka, po ashtu bashkëlojtar dhe bashkatdhetar i Shaqirit i dëshiron atij që “të mbetet i tillë çfarë është”.
Admir Mehmedi i FC Zürich-ut, me të cilin Shaqiri ka një miqësi ehde jashtë fushës së futbollit, dhe te familja e të cilit në Winterthur ai shpesh kalon edhe kohën e lirë, ka një urim specifik për Shaq-in: “I dëshiroj një grua të bukur dhe më pak kilogramë…”
Vetë Xherdani është modest në dëshirat e tij. “Të kem shëndet dhe të mos kem lëndime të rënda. Edhe një fitore kundër Malit të Zi. Ne dëshirojmë të tregojmë se e kemi merituar të marrim pjesë në Kampionatin Evropian”.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë











