Sport
Zvicra humb nga Uellsi dhe përshëndetet nga Evropiani 2012
Në 11-shen e parë Hitzfeld kishte angazhuar tre lojtarë shqiptarë: Behrami, Xhaka dhe Shaqiri
Në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Evropian, Zvicra humbi nga Uellsi me rezultatin 2:0. Një lojë jo kreative dhe e plogësht e kombëtares zvicerane ishte shkaktare e humbjes së saj nga kundërshtarët superiorë.
Në minutën 60, pas një penalltie që shkaktoi Klose, Uellsi, përmes Ramsey kaloi në epërsi me rezultatin 1:0. pas golit të shënuar, zviceranët e humbën edhe më shumë iniciativën. Kështu, në minutën 71 Balle e ngriti rezultatin në 2:0 për skuadrën uellsiane.
Në 11-shen e parë Hitzfeld kishte futur tre lojtarët shqiptarë: Behrami, Xhaka dhe Shaqiri. Ndërsa Shaqiri në minutën 74 u zëvendësua nga Gonzales, dhe Xhakën e zëvendësoi Admir Mehmed në minutën 81.
Duhet thënë se, ndryshe nga sa është pritur, ata nuk treguan ndonjë lojë shumë cilësore.
Pas barazimit të malit të Zi me Anglinë (2:2) Zvicra humbi të gjitha shanset për Evropianin 2012.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











