ETH i Cyrihut i 18-të në botë
Në vendin e 18-të, Zvicra ia ka dalë si i vetmi vend evropian të renditet në „top-twenty“ me universitetin e saj ETH
Universitetet amerikane mbesin të rendituara ndër më të mirat në botë. 13 prej tyre ia kanë dalë të futen në 20 universitetet më të mirë të botës, të ndjekur hap pas hapi nga universitetet britanike. Përzgjedhja u bë për vitin 2011 nga Quacquarelli Symonds (QS), e cila shqyrton për cdo vit universitetet më të mira, këtë vit është hera e tetë e përzgjedhjes së 26 disiplinave universitare nga 600 universitete në të gjithë botën. Tek 300 më të mirët renditen 38 vende.
Për herë të dytë qëndron University of Cambridge në krye të klasifikimit universitar, i ndjekur nga Harvard. Në 10 universitetet më të mira të botës, këtyre dy universiteteve elitë i bëjnë shoqëri edhe „fitues“ të tjerë: Si Massachusetts Institute of Technology( MIT), Yale University, University of Oxford, Imperial College London, University College London, University of Chicago, University of Pennsylvania, Columbia University, bën të ditur DW.
13 universitete, që ia kanë dalë të renditen ndër 20 më të mirët janë universitete amerikane, pesë prej tyre janë britanike. Ndërkohë që një numër i madh universitetesh amerikane dhe britanike zënë vendet më të mira në klasifikim. Përmes McGill University edhe Kanadaja ia del të ketë një ndër 20 universitetet më të mirë të botës. Në vendin e 18-të, Zvicra ia ka dalë si i vetmi vend evropian të renditet në top-twenty me universitetin e saj ETH, Swiss Federal Institute of Technology.
Megjithë dominancën e universiteteve amerikanë dhe britanikë, gjithnjë e më shumë vende të tjera po ia dalin të futen në renditjen e më rë mirëve, ndër to edhe Gjermania. Gjithsej 24 universitete gjermane janë futur tek 300 universitetet më të mira të botës, katër prej tyre ndër 100 më të mirët. Këtu futen Ruprecht-Karls Universität Heidelberg, Technische Universität München, Ludwig-Maximilians, Universität und Freie Universität Berlin.
John o’Leary, anëtar i jurisë së Quacquarelli Symonds (QS), mendon se fakti që ndër 200 universitetet më të mira të botës futen 32 vende, është një indikator se arsimi në nivel global po bëhet gjithnjë e më konkurrues. Sipas Tim Rogers nga QS, kjo renditje ndihmon ndihmon studentët të marrin një vendim për universitetin, ku duan të studiojnë.
Renditja e universiteteve më të mira të botës u bë për herë të parë në vitin 2004 nga QS. Metoda e përzgjedhjes bazohet në vlerësimin e të dhënave online – po ashtu edhe nga vlerësimet e universitetit nga punëdhënësit dhe akademikët. Rreth 34.000 punëdhënës dhe 17.000 akademikë kanë dhënë vlerësimin e tyre për përpilimin e listës botërore të universiteteve më të mira. Këtë vit u krahasuan edhe tarifat studimore në të gjithë botën, shkruan DW.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











